INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Na ka gënjyer? E pyesin pse e le Ermalin dhe u ktheve në Shqipëri, Kejvina ironizon me përgjigjen e saj! [FOTO]

Na ka gënjyer? E pyesin pse e le Ermalin dhe u ktheve në Shqipëri, Kejvina ironizon me përgjigjen e saj! [FOTO]

Publikuar më: 08:20 24-05-2019

Kejvina Kthella është kthyer në një nga vajzat më të komentuara dhe çdo e re rreth modeles përbën interes për publikun. Gjithashtu velina është shumë aktive në Instagram ku publikon foto ku ajo shihet e kuruar deri në detaj duke tërhequr vëmëndjen e të gjithëve.

Para pak javësh, Kejvina u largua nga emisioni në të cilin u bë e njohur për publikun shqiptar. Megjithëse nuk dha shumë detaje për punën e re, drejtuesi i emisionit, Ermal Mamaqi tha se së shpejti Kejvinën, do të keni mundësi ta ndiqni në një prej kanaleve më të fuqishëm italianë.

Por gjatë kësaj periudhe, Kejvinën e kemi parë shpesh në Shqipëri dhe në instagram e kanë pyetur: “Pse e le Ermalin duke thënë se do ikësh në Itali e u ktheve?”.

Kejvina nuk hezitoi t’i përgjigjej me shaka dhe me pak doza ironie:

“Nuk di domethënë. Unë nuk kam marrë ekspuls zemra. Kthehem në Shqipëri sa herë të dua!”

ermal.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035209655761719