INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Na tha: “Nëse s’jam ma i forti n’qytet dije se t’kan rrejt b*tch”! Pasi u rrah keq nga 4 persona, Fero reagon për herë të parë [VIDEO]

Na tha: “Nëse s’jam ma i forti n’qytet dije se t’kan rrejt b*tch”! Pasi u rrah keq nga 4 persona, Fero reagon për herë të parë [VIDEO]

Publikuar më: 16:21 21-03-2018

Kur dëgjojmë fjalën “Gang Gang”, menjëherë na vjen në mendje reperi i njohur shqiptar Fero. Padyshim kjo këngë u prit në mënyrën më të “këndshme” nga publiku, madje një pjesë e fansave të reperit kanë filluar ta përdorin shprehjen “Gang Gang”, në përshkrimet e fotove që hedhin në rrjetet sociale.

Në pamje të parë është një këngë goxha ritmike, por po të hysh më në brendi të këngës, më shumë duket sikur reperi tregon për forcën e tij, për shoqërinë e madhe që ka etj, për ta ilustruar me shembuj mjafton të përmendësh, “Jam babë b*tch” apo “Nëse s’jam ma i forti n’qytet dije se t’kan rrjet b*tch”.

Mesa duket këto fjalë nuk paskan qenë shumë të vërteta, pasi mbrëmjen e djeshme reperi u përfshi në një përleshje dhe gjëja e vetme që mundi të bënte ishe ajo “largimit”, pra me pak fjalë nuk na i tregoi “muskujt”.

Me anë të të një postimi në Instagram, reperi i njohur Fero, është munduar të justifikohet duke thënë se asnjëri nga personat nuk e kishte prekur.

Gjithashtu ai u shpreh se ishin 6 persona që e sulmuan dhe njëri prej tyre kishe armë në dorë. Me anë të videos që ka postuar para disa orësh në Instagram, Fero i bën thirrje, “Kur ta merrni armën duhet të gjuani. Arma nuk mbahet kot”, gjithashtu ai u shpreh se po ta kishe ai armën në dorë do kishte qëlluar.

“Është rast i vërtetë ai që ka ndodhur mbrëmë, por mua nuk më ka ndodhur kurrgjë. Një grusht në fytyrë nuk e kam ngrënë. Kanë dalë 6 veta dhe njëri me armë. O dh*pa, kur ta merrni armën duhet të gjuani. Arma nuk mbahet, se të kisha pasur unë armë, e kishit parë a kisha gjuajtur a nuk kisha gjuajtur. Doja vetëm t’ju thoja se Fero është mirë dhe është Gang Gang dhe mua s’mund të më ndalë kërkush."-është shprehur Fero.

 

Gang Gangi snalet o njerz kjo o veq fillimi ? @mettelshani @zzapnchriss

A post shared by FERO / ALLES BABA (@ferofera) on

Gjithsesi mbetet për të parë çfarë do ndodhë në vazhdim!

Article Logic
Execution time: 0.0035901069641113