INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nata e sotme qenka e mbushur plot me surpriza njerëz, shikoni çfarë thotë horoskopi për sonte, veçanërisht për vajzat

Nata e sotme qenka e mbushur plot me surpriza njerëz, shikoni çfarë thotë horoskopi për sonte, veçanërisht për vajzat

Publikuar më: 15:47 14-10-2017

Horoskopi sot.

Dashi – Këto ditë do t’ju duhet të merrni vendime të rëndësishme në jetën sentimentale, që do të ndryshojnë rrjedhën e shumë gjërave. Një mik do t’ju bëjë një surprizë shumë të bukur, ndërsa mbrëmja paraqitet mjaft interesante.

Demi – Dëshira e madhe për të ndryshuar diçka do t’ju kapë papritur. Ndoshta kjo nuk është periudha më e mirë që po kaloni dhe shumë probleme kërkojnë zgjidhje. Megjithatë mos u shqetësoni, gjërat do të ndryshojnë shumë shpejt për mirë.

Binjakët – Një i afërm do t’ju këshillojë që t’i merrni gjërat më shtruar e të mos rrezikoni, duke marrë përsipër më shumë nga sa mund të përballoni. Të dedikuarit kohë e mund për të arritur sa më shumë përfitime financiare nuk është shumë e këshillueshme, pasi rrezikoni të lini pas dore shumë gjëra të tjera.

Gaforrja – Gjatë pasdites do të merrni vesh se një projekt në të cilin kishit punuar e për të cilin nuk besonit se do të shkonte mirë, në fakt do t’ju sjellë të ardhura të mira. Oferta të reja pune do të shfaqen në horizont.

Luani – Do t’ju vijë një ofertë shumë interesante pune dhe tundimi do të jetë i madh. Mos merrni vendim pa vlerësuar më parë të gjitha mundësitë dhe pa u këshilluar me dikë me më shumë eksperiencë.

Virgjëresha – Do të zhvilloni një takim të rëndësishëm me njerëz që do të vlerësojnë idetë tuaja. Sot është dita e mirë për të forcuar marrëdhëniet e vjetra, por edhe për të bërë miq të rinj.

Peshorja – Këtë mëngjes do të bëni shpenzime të papritura, megjithatë do të keni aprovimin e familjes. Një ngjarje e papritur gjatë pasdites mund t’ju ndryshojë planet. Në mënyrë që të përballeni me problemet, duhet të tregoheni të duruar.

Akrepi – Nëse ju shfaqet mundësia për një punë të re duhet ta pranoni pa u hezituar. Shanset janë shumë të mira që të keni përfitime të mëdha. Mos e mendoni dy herë dhe shfrytëzojeni këtë mundësi.

Shigjetari – Disa ndodhi të papritura gjatë mëngjesit do të ndikojnë në planet e ditës. Një vizitë e papritur mund t’ju shkaktojë bezdi, megjithatë ruani qetësinë dhe tregohuni mikpritës.

Bricjapi – Gjatë drekës do të merrni një lajm tepër të mirë sa i përket punës. Ndoshta do t’ju ofrohet një mundësi e re apo një projekt i ri. Për të qenë sa më të sigurt  në hapat që do të hidhni, kërkojini ndihmë një miku.

Ujori – Ky mund të jetë një moment shumë domethënës në jetën tuaj. Aftësitë sociale dhe inteligjenca do t’ju japin mundësinë që të jeni tepër të suksesshëm në aspektin profesional, por edhe shoqëror. Përdorni intuitën sidomos gjatë pasdites.

Peshqit – Do të jeni të suksesshëm si në jetën sentimentale ashtu edhe në aspektin material. Shfrytëzojini mundësitë që ju shfaqen, por bëni kujdes që të mos e ekzagjeroni me fatin.

Article Logic
Execution time: 0.0032861232757568