INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndahet nga jeta aktori i njohur shqiptar, VIP-at shprehin ngushëllimet e tyre prekëse: Lamtumirë ikonë...[FOTO]

Ndahet nga jeta aktori i njohur shqiptar, VIP-at shprehin ngushëllimet e tyre prekëse: Lamtumirë ikonë...[FOTO]

Publikuar më: 18:41 16-07-2018

Fadil Hasa, mjeshtri i humorit shqiptar është shuar në moshën 78-të vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë. Humbja e tij është një humbje për humorin shqiptar, pasi Hasa është një nga kontribuuesit e çmuar të kësaj gjinie.

I lindur në Durrës më 8 prill të vitit 1940-të aktori nuk e la asnjëherë qytetin e lindjes, duke nisur fillimisht karrierën në Estradën e qytetit më 1974-trën si aktor profesionist, për të vijuar më pas në skena të ndryshme të vendit. Rolet e tij kanë shënjuar historinë e humorit shqiptar, me karaktere e personazhe që kujtohen ende nga spektatorët.

Pas kësaj, aktori dhe miku i ngushtë i tij Muharrem Hoxha ka folur mes lotësh dhe ka treguar se këtë lajm e ka marrë nga vajza e tij. Ajo i kishte thënë se babai nuk mund t’ia dilte.

“Ai ishte babai im që më mësoi skenën. Sot në 11 e kishim lënë të takoheshim. Do shkoja në shtëpinë e tij. Kam shkuar këto ditë në shtëpinë e tij dhe ishte mirë, kemi qeshur, kemi bërë humor si zakonisht. Sot do shkoja në 11 sërish për vizitë. Por më mori vajza e tij në telefon dhe më dha lajmin e zi, të ndarjes nga jeta. 30 vjet më parë ai humbi gruan dhe iu përkushtua tërësisht vajzave të tij dhe nipërve e mbesave. Iu përkushtua shumë familjes pas humbjes së parakohshme të gruas, duke u bërë edhe nënë edhe babë”- ka thënë Muharrem Hoxha mes lotësh.

Më pas Hoxha ka mbledhur të gjithë kolegët në teatrin e Durrësit dhe nesër në orën 10 do të zhvillohen homazhet në teatrin “Aleksandër Moisiu” .

Por përveç mikut të tij të ngushtë edhe shumë personazhe të tjerë të njohur kanë shprehur ngushëllimet e tyre për humbjen e Fadil Hasës.

ard.png

gace.jpg

 

aktori.png

DSA.png

Article Logic
Execution time: 0.0035891532897949