INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndarja nga jeta e kompozitorit Aleksandër Lalo, ky është mesazhi i kryeministrit Rama [FOTO]

Ndarja nga jeta e kompozitorit Aleksandër Lalo, ky është mesazhi i kryeministrit Rama [FOTO]

Publikuar më: 12:54 20-11-2017

Bota e artit shqiptar ka humbur papritur mbrëmjen e kaluar një nga emrat më të njohur të saj, kompozitorin Aleksandër Lalo. Ai mbylli sytë për herë të fundit mbrëmjen e 19 nëntorit, në moshën 68-vjeçare pas një ataku kardiak.
Ndërkohë që ditën e sotme në orën 11:00 kanë nisur homazhet në nder të “Mjeshtrit të Madh” dhe në orën 13:00 do të jetë përcjellja për në banesën e fundit.
Miqtë e bashkëpuntorët e tij kanë shprehur ngushëllimet e tyre duke e cilësuar si një humbje të madhe për artin dhe se i madhi Lalo mbrapa ka lënë pasuri të madhe për brezat e ri që do të jenë pjesë e kulturës shqiptare.
Një mesazh ngushëllimi ka shkruar edhe kryeministri Edi Rama. Në profilin e tij zyrtar në Facebook, Rama ka postuar një foto të Lalos të cilin e cilëson si poetin e tastierës, por thekson se ka lënë pas një pemë të mbushur plot me cicërima.
Ja postimi i plotë:

Article Logic
Execution time: 0.0039219856262207