INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndërkohë që të gjithë po flasin për ndarjen nga Mozzik, Loredana jep lajmin e rëndësishëm! [FOTO]

Ndërkohë që të gjithë po flasin për ndarjen nga Mozzik, Loredana jep lajmin e rëndësishëm! [FOTO]

Publikuar më: 09:23 11-09-2019

Çifti i famshëm i famshëm i showbizit shqiptar Loredana dhe Mozzik, janë përfolur së fundmi për një krizë në marrëdhënien e tyre. Dyshimet lindën pasi Mozzik nuk ishte i pranishëm në ditëlindjen e këngëtares dhe as në promovimin e klipit të saj të ri.

Por pavarësisht marrëdhënies jo fort të mirë të kohëve të fundit, çifti nuk mund ti shmangin angazhimet që kanë së bashku dhe në rrjetet sociale shpërndanë datat e koncerteve që do të kenë së bashku. Por përpos kësaj, Mozzik bëri një veprim që u ka pëlqyer shumë fansave të çiftit. Partnerja e tij publikoi këngën më të re me këngëtarin Mero dhe Mozzik u dha një suport duke e publikuar në instastory ku ftoi fansat e tij ta dëgjojnë.

Kur u duk se gjithçka është mirë, na habiti fakti që Loredana nuk e uroi publikisht vjehrrën e saj për ditëlindje.

E ndërkohë që të gjithë po flasin për jetën e saj private, Loredana Zefi ka publikuar disa video në Instagram, në të cilën zbuloi detajet e këngës së re. Reperja ka pak ditë që publikoi një projekt muzikor, por nuk u ndal me kaq, ajo zbuloi se më 13 shtator publikon projektin e ri.

Mezi po e presim se këngët e fundit të Loredanës kanë qenë super hite.

keine.jpg

Article Logic
Execution time: 0.002446174621582