INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndërkohë që të gjithë prisnim dasmën e Justin Bieber me Hailey, ai surprizon të gjithë me këtë vendim [FOTO]

Ndërkohë që të gjithë prisnim dasmën e Justin Bieber me Hailey, ai surprizon të gjithë me këtë vendim [FOTO]

Publikuar më: 14:16 24-07-2018

Vetëm pak ditë kanë kaluar që nga moment që Justin Bieber i propozoi për martesë modeles Hailey Baldwin në Bahamas dhe fansat e tyre po shpresojnë që të marrin të gjitha detajet për rrugëtimin e çiftit drejt altarit. Disa burime pranë çiftit kanë treguar se ata po mendojnë që dasma e tyre të jetë diçka e vogël dhe vetëm nën praninë e njerëzve më të afërt.

Ndërkohë që ne po prisnim detaje të tjera për dasmën më të përfolur të momentit, Justin Bieber surprizon duke na sjellë një produksion muzikor. Në fakt bëhet fjalë për projektin e Dj Khaled i cili ka ftuar edhe Justin. Dj Khaled ka lajmëruar dje se këtë të premte do të lançojë këngën e radhës e kjo vjen në bashkëpunim me Justin Bieber, Chance The Rapper dhe Quavo.


Ai ka bërë me dije se kënga do të titullohet “No Brainer”, e cila është pjesë e albumit të tij të fundit ‘The Father of Ashad’. Dj Khaled ka premtuar që do të vijë bashkë me një klip mjaft interesant.

 6.1.png

Article Logic
Execution time: 0.00335693359375