INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndiheni të fryrë dhe po ‘’plasni’’ pas darkës së Vitit të Ri?! Shkenca thotë që duhet të pastroni trupin me këtë metodë...

Ndiheni të fryrë dhe po ‘’plasni’’ pas darkës së Vitit të Ri?! Shkenca thotë që duhet të pastroni trupin me këtë metodë...

Publikuar më: 15:38 01-01-2019

Pas një darke të bollshme, plot mishëra, ëmbëlsira, yndyrna dhe sasi voluminoze në Vitin e Ri trupi jonë ka nevojë për një regjim të ri për të paktën një javë, që të normalizojë veten.

Këtë e thotë shkenca dhe ajo gjithashtu sugjeron që pas darkës e tutje të përdoret sa më shumë menuja ose dieta vegane. Kjo është një mënyrë efikase për procesin e dezintoksikimit të trupit.

Bëhet fjalë për një regjim me bazë tërësisht vegjetale, megjithatë, e aftë të furnizojë trupin me elementët e rëndësishëm që përmbajnë ushqimet vegane si frutat dhe perimet e freskëta, drithërat integrale, bishtajorët, soja, farat e ndryshme, frutat e thata, algat, proteinat vegjetale.

Planifikojeni dietën tuaj dhe vendosni midis ushqimeve të mësipërme për ta bërë trupin të ndihet përsëri i lehtë si një pupël.

 

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0036561489105225