INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndiheni të turpëruar? Ja si ta eliminoni erën e këmbëve [FOTO]

Ndiheni të turpëruar? Ja si ta eliminoni erën e këmbëve [FOTO]

Publikuar më: 13:25 20-05-2018
Në këtë sezon ku djersitja është më e madhe era e keqe e këpucëve kthehet në shqetësim për shumë persona.  
Ka shumë arsye pse këpucët mund të mbajnë aromë të keqe, sidomos nga mbajtja e këpucëve veshur për një kohë të gjatë.Kjo mund të kthehet gjithnjë në një situatë të turpshme, ndaj  po ju tregojmë këto këshilla si të eliminoni aromën e keqe tek këpucët.
 
Kujdesuni për higjienën
 
Ekspertët rekomandojnë se një nga mënyrat e largimit të aromave të këqija, të mos mbajmë veshur të njëjtat këpucë çdo ditë. Kjo sepse këpucët duhet të marrin ajër, të freskohen dhe kështu do të shmangni lagështinë. Kjo është edhe arsyeja pse mbajnë aromë të keqe.
 
Përdorni pluhur pudër në të dyja këmbët dhe këpucët
 
Pudra thith lagështirën, kështu që ne ju sugjerojmë që ta aplikoni pas larjes, në thembra të këmbëve për të zvogëluar djersitjen. Gjithashtu, mund të aplikoni pak brenda këpucëve.  Bëjeni këtë gjatë natës në mënyrë që të puthitet sa më mirë dhe aroma e keqe të zhduket plotësisht.
 
Lule kamomili
 
Lërini disa lule kamomili të thahen dhe vendosini në çanta të vogla me rroba dhe vendosini në këpucët tuaja. Lërini gjatë gjithë natës. Kamomili ka veti të kontrollojë aromën e keqe të shkaktuar nga djersa, lagështinë dhe përhapjen e baktereve.
 
Sodë buke
 
Është ideale për të thithur lagështinë e grumbulluar brenda. Mjafton të përhapni pak prej brenda këpucëve dhe lëreni të veprojë për 8 orë. Pas kësaj, hiqni mbeturinat dhe për rezultate të mira, përsëriteni procesin 3 herë në javë.
 
Limon ose lëkurë portokalli
 
Aromat e agrumeve dhe vajrave natyrore neutralizojnë aromat e këqija, ato gjithashtu veprojnë si agjentë natyrorë antibakterialë. Prisni dy limonë dhe futini në këpucë ku t’i lini për 12 orë.
 
 kemmm.jpgkemm.jpg
Article Logic
Execution time: 0.0032939910888672