INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Ndihma ekonomike: Basha i shkon në shtëpi, Rama i gjen punë [VIDEO]

Publikuar më: 09:28 15-03-2018

Përjashtimi i familjeve nga skema e ndihmës ekonomike është një prej debateve më të forta të ditëve të fundit mes mazhorancës dhe opozitës. Kreu i demokratëve ka vizituar familjet që janë përjashtuar nga ndihma ekonomike, por janë pikërisht këta që Rama i ka zgjedhur për të treguar se kush është alternativa e tij e qeverisjes së vendit. Në ditën kur Parlamenti do të zhvillojë mocionin me debat me Kryeministrin të kërkuar nga opozita, Edi Rama shfaq një qytetar i cili është përjashtuar nga skema e ndihmës ekonomike por tashmë ai ka një vend pune e që siguron të ardhura më shumë për familjen e tij.
Edi Rama:
“MIRËMËNGJES ?
dhe me këtë shembull ku dallohen lotët e krokodilit të politikës së vjetër të së shkuarës, nga përpjekjet e vështira por reale për të mbështetur njerëzit në nevojë në rrugën e të nesërmes, ju uroj një ditë të mbarë”.

Article Logic
Execution time: 0.0032589435577393