INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndodh e papritura! Buffon drejt Francës apo Anglisë?

Ndodh e papritura! Buffon drejt Francës apo Anglisë?

Publikuar më: 13:44 20-05-2018

PSG i ofron 8milionë euro dhe shiritin e kapiteni por Buffon do Anglinë.

Menjëherë pas konfirmimit të lamtumirës nga Juventusi dhe hipotezës se ai mund të vazhdojë të luajë për një ose dy vite të tjera maksimumi, por vetëm në një klub të madh, mjaft skuadra të rëndësishme kanë nisur që të lëvizin për të bërë të tyrin Xhanluixhi Bufonin.

E para mbi të gjitha është hedhur në sulm PSG-ja, e cila i ka ofruar jo një, por dy vite kontratë 40-vjeçarit, prej 8 milionë eurosh dhe në të njëjtën kohë edhe shiritin e kapitenit, i cili aktualisht mbahet nga Tiago Silva. Të tjera skuadra që po mendojnë për Bufonin janë edhe Reali i Madridit, Liverpuli, por në orët e fundit është shtuar edhe Arsenali dhe ndoshta Premier Liga mund të jetë e ardhmja e tij.

Një indicie të tillë e dha dje edhe menaxheri i tij, Silvano Martina.
“Nuk e di nëse Xhixhi do të tërhiqet ose jo, por unë mund t’iu zbuloj se ai adhuron Anglinë dhe ka një pasion të madh për tifozët e Uest Hemit. Por, për të tjerat do të vendosë vetë Bufon”.bufon_2.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037639141082764