INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndodh edhe kështu! Ky trafikant mund të jetë më ''budallai'' që keni dëgjuar ndonjëherë

Ndodh edhe kështu! Ky trafikant mund të jetë më ''budallai'' që keni dëgjuar ndonjëherë

Publikuar më: 11:46 23-07-2019

“Një 28 vjeçar po “garon” për të marrë titullin e kriminelit më budalla në botë, pasi furgoni të cilin ai drejtonte, u përplas me makinat e policisë”, thuhet në artikullin e Daily Mail. Gjatë kontrollit, policia i gjeti të ngarkuar më shumë se 200 milionë dollarë metilamfetaminë, në pjesën e prapme të furgonit.

Toyota HiAce goditi makinat që ishin parkuar jashtë stacionit të policisë në rrugën Ethel në periferi të Eastwood-së rreth orës 10.30 të së hënës. Një nga automjetet policore u dëmtua shumë, por askush nuk u plagos.

Furgoni u ndalua një orë më vonë dhe gjatë kontrollit, policia i gjeti disa kuti të mbushura me çanta të metilamfetaminës, me një peshë totale prej 273 kg.

makina.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0040068626403809