INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndoshta e dinit se keni VETËM 1 shpirt binjak, por në fakt keni 3! Ja kush janë sipas HOROSKOPIT!

Ndoshta e dinit se keni VETËM 1 shpirt binjak, por në fakt keni 3! Ja kush janë sipas HOROSKOPIT!

Publikuar më: 18:45 10-12-2018

“Aty jashtë” dikush ju plotëson, mjafton vetëm të jini të hapur, jo paragjykues dhe të besoni se yjet një ditë do të vendosen në atë pozicion favorizues për ju, në mënyrë që ta njihni shpirtin tuaj binjak. Nëse “ky kërkim” do të ishte i lehtë, atëherë ai ndoshta nuk do të ishte i përsosuri për ju! Por nëse besoni se njeriu dashuron vetëm një herë, gaboni! Sipas yjeve, një shenjë përshtatet mësë miri me tre shenja të tjera duke rritur kështu shanset për të njohur njeriun me të cilin mund të kaloni jetën

Dashi – Binjak, Luan, Ujor

Partneri i përsosur për ju, është ai që ju dashuron pa kushte. Jeni njerëz që dashuroni në mënyrë të tillë dhe në krahë, meritoni një person që mund t’jua kthejë me të njëjtën monedhë. Duhet t’ju pranojë siç jeni dhe mos të përpiqet t’ju ndryshojë ! Nëse i mungon shpirti aventurës apo ai konkurrues, nuk është shpirti juaj binjak. Si çdo njeri dhe ju keni të meta, por nëse partneri jua vë në dukje, lidhja juaj nuk e ka të gjatë ! PRA, djali që keni në krahë duhet të dashurohet dhe me defektet tuaja!

Demi – Akrep, Gaforre, Peshore

Gjithnjë jeni shqetësuar nga njerëzit që i marrin lidhjet me vrull dhe nuk i japin dashurisë, kohën e duhur! Përpara se të hidhni një hap tjetër, ju dëshironi ta njihni mirë personin që keni krahë. Pra, partneri ideal duhet të presë deri në momentin kur ju të jeni gati për të hedhur hapin e rradhës. Kurrë mos u nxitoni për hir të dikujt, sepse shpirti juaj binjakë nuk do t’ju vendoste nën presion për të marrë vendime të nxituara e ndoshta të gabuara!

Binjakët- Dashi, Akrep, Binjak

I dashuri ideal për binjakët, është djali karizmatik i grupit, energjik që e sheh gjithmonë gotën gjysmë të mbushur dhe asnjëherë gjysmë bosh. Duhet t’ju bëjë të ndiheni e veçantë çdo ditë dhe të ndjeni fluturat në stomak sa herë e shihni. Nuk ka rëndësi nëse jeni takuar për disa javë ose disa vite, nëse ai ende mund t'ju bëjë të skuqeni dhe t'ju “lërë pa fjalë” atëherë jini të sigurta që ai është shpirti juaj binjakë.

Gaforrja- Akrep, Dem, Virgjëreshë

Shpirti juaj binjakë duhet t’ju kuptojë në çdo situatë dhe mos t’ju paragjykojë! Ai e di kur ju keni më shumë nevojë për ta dhe është aty për ju! Partneri juaj ideal është “shpëtimtari juaj”. Ju dëshironi të përjetoni një lidhje të thellë emocionale me personin në krahë, sepse në ka gjë që nuk pëlqeni, ato janë bisedat dhe lidhjet sipërfaqësore. Keni nevojë për dikë me vetbesim të lartë që t’ju inkurajojë dhe mos ta vendosë kurrë dashurinë tuaj në dyshim.

Luani - Peshore, Virgjëreshë- Dash

Shpirti juaj binjakë ka vetëbesim dhe është i sigurtë në gjithçka që ai bën! Nuk kërkon vëmendjen tuaj sepse është krenar, por gjithmonë di si ta rrëmbejë atë, pa e kuptuar ju! Lufton për ju dhe është i aftë të bëjë çdo gjë për dashurinë! Duhet t’ju qëndrojë në krahë, sepse nëse ai është më “poshtë” se ju, atëherë ju thjesht do e kuptoni, që dikush atje jashtë, është një njeri i përsosur i cili po pret për ju.

Virgjëresha- Gaforre, Bricjap, Dem

Ju jeni shenja më kritike e zodiakut, ndaj shpirti juaj binjak duhet të jetë shumë tolerant dhe mirëkuptues. Duhet të ketë sens humori, sepse në të kundërt ju nuk do të tërhiqeshit! Virgjëresha është një shenjë seriozë dhe me një partner serioz nuk do e kishte të gjatë lidhjen. Por për t’i rënë në sy virgjëreshës duhet të jeni perfektë në gjithçka që bëni.

Peshorja- Luan, Dem, Ujor

Partneri juaj ideal është me këmbë në tokë dhe pikësynime të qarta!Nuk mund të qëndroni me dikë që është në ajër dhe nuk e di se çfarë do në jetë! Ai nuk duhet të flasë për martesën dhe fëmijët që në takimin e parë, por ta ketë të qartë se një ditë do të përfundojë me ju. Ai gjithashtu duhet të jetë miku juaj më i mirë. Ju dëshironi një marrëdhënie të ndërtuar mbi një bazë të fortë miqësie, ndershmërie dhe besimi.

Akrepi- Dem, Gaforre, Binjak

Partneri ideal në sytë tuaj? Ai që di të kujdeset për ty. Ju jeni plotësisht të aftë për t'u kujdesur për veten, por i dashuri i zemrës suaj duhet të jetë çdo moment pranë jush. Kur ndiheni të humbur apo të pasigurt në vete, njeriu i zemrës duhet të jetë pranë jush për t’ju dhënë kurajo. Përveç dhuratave dhe gjërave materiale që ju lumturojnë pa masë, janë udhëtimet dhe kujtimet gjatë aventurave tuaja ato që ju mbushin zemrën.

Shigjetari- Shigjetar, Ujor, Peshqit

Partneri ideal i shigjetarit është një i rritur me zemrën e një fëmije. Ai është kaq i gjallë dhe i gatshëm të luftojë për dashurinë tuaj. Do t’i përgjigjet telefonatave tuaja në çdo orë të ditës, vetëm për t’ju dëgjuar zërin. Është optimist dhe ka sens humori. Nëse i dashuri nuk ju bën për të qeshur, atëherë nuk është shpirti juaj binjak. Edhe në qoftë se ai nuk mund t’i zgjidhë problemet tuaja, vetëm duke e patur pranë, do ju bëjë të ndiheni më mirë.

Bricjapi- Bricjap, Virgjëreshë, Dem

I dashuri i përsosur për bricjapin është ai që respekton pavarësinë tuaj. Ai kurrë nuk pyet se pse nuk keni kohë për të, apo pse nuk iu përgjigje telefonatave të tij! Ai e di se kur ju punoni nuk shpërqëndroheni lehtë. Duhet ta pranojë që ju në jetë keni prioritete dhe kur punoni pak më shumë nga se duhet, jo se keni vënë punën para atij, por thjesht jeni shenja më punëtore e zodiakut, sipas living. Edhe kur vendosni mure rreth zemrës suaj dhe mezi lejoni dikë t’ju afrohet, ai do ju dojë pa kushte e do t’ju vërtetojë që ju jeni një çift i pamposhtur.

Ujori- Dash, Peshore, Binjak

Shpirti binjak i ujorit është ai që ju shikon në sy dhe prek shpirtin tënd me një vështrim të vetëm. Ai është djali që dëshiron t’ju njohë ashtu siç ju njihni veten. Ai është i durueshëm dhe është i gatshëm të presë derisa ju të ndiheni të gatshme për të folur për gjithçka tuajën, për mirë apo për keq.

Peshqit- Shigjetar, Bricjap, Peshore

Tipi i djaloshit që është perfekt për ju është ai që ka një pamje tradicionale mbi dashurinë. Duhet të jetë romantik dhe t’ju përledhelë jo vetëm në momentet intime, por dhe me një mesazh apo telefonatë në mes të ditës. Ju nuk jeni kundër qirinjve dhe petaleve, por siç thamë më sipër, partneri ideal nuk duhet të jetë romantic vetëm në çaste të caktuara. Ai duhet t’ju bëjë të ndiheni të veçanta çdo di

Article Logic
Execution time: 0.0032608509063721