INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndoshta keni pritur që në skenë të ngjitej Era Istrefi, por Robbie Williams bëri gjestin e pahijshëm para gjithë botës, zbulohet arsyeja [VIDEO]

Ndoshta keni pritur që në skenë të ngjitej Era Istrefi, por Robbie Williams bëri gjestin e pahijshëm para gjithë botës, zbulohet arsyeja [VIDEO]

Publikuar më: 20:04 14-06-2018

Pritja më në fund përfundoi për miliona adhurues të futbollit në mbarë botën ditën e sotme, pasi Kampionati Botëror i futbollit zyrtarisht ka ngritur siparin në Rusi. Evenimenti gjigant i sportit nisi me një ceremoni mbresëlënëse me 500 kërcimtarë dhe me një performancë fantastike nga këngëtari britanik Robbie Williams, i cili u shoqërua nga sopranoja ruse Aida Garifullina.

Por williams, i njohur për natyrën e tij çapkëne, nuk i ka lënë shakatë eksplicite edhe në një ceremoni të përmasave të tilla, ç’ka shumë shpejt mund t’i krijojë edhe probleme.

Në mes të performancës së tij, artisti i njohur ka përshkuar stadiumin Luzhniki dhe teksa ka qëndruar para një kamere, ka treguar gishtin e mesit për sytë e miliona shikuesëve në të gjithë botën.

Këngëtari britanik i tregoi gishtin e mesit kamerës, ndoshta duke iu përgjigjur kritikave që ka marrë për faktin se ka pranuar të jetë pjesë e kësaj ceremonie, me ftesë të Vladimir Putinit.

Disa ditë më parë si është akuzuar se “i ka shitur shpirtin një diktatori”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037639141082764