INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndoshta nuk e dini por këto 3 pije po ua dëmtojnë seriozisht dhëmbët [FOTO]

Ndoshta nuk e dini por këto 3 pije po ua dëmtojnë seriozisht dhëmbët [FOTO]

Publikuar më: 16:00 10-09-2018

Të gjithë e dimë se uji është i shëndetshëm dhe pijet e ëmbla janë të dëmshme. Por, çfarë mund të themi për pijet e tjera?

A e keni ditur se disa pije, të cilat mund të jeni duke i konsumuar duke menduar se janë të shëndetshme, faktikisht janë duke ua dëmtuar dhëmbët?

Duhet pasur parasysh se ajo çfarë është e mirë për stomakun, mund të mos jetë e shëndetshme për gojën.

Ekspertët nuk thonë se pijet e mëposhtme patjetër duhet t’i eliminoni, por si për çdo gjë tjetër, sasia e moderuar është çelësi kryesor.

Më poshtë i keni këto tre pije të cilat në mënyrë të fshehtë janë duke ua dëmtuar dhëmbët:

Lëngjet e frutave

Të gjithë e dimë se pemët janë të shëndetshme dhe mund ta shijojmë nga një gotë lëng portokalli në mëngjes, por portokajtë dhe frutat tjerë citrikë si lemonët, grejpfrutët e ananasi përmbajnë sasi të larta të sheqerit dhe nivele të larta të aciditetit që janë të dëmshme për dhëmbët.

Kafja/Çaji

Shumica prej nesh nuk mund ta kalojmë një ditë të tërë pa të paktën një gotë (ose dy) kafe ose çaj. Por a e keni ditur se kafja gjithashtu është acidike? Përveç se është acidike dhe jua dëmton smaltin, nëse përdorni edhe sheqer ju vetëm sa i dëmtoni më shumë dhëmbët.

Pijet energjike/sportive

Të gjithë e dimë se ushtrimet fizike janë esenciale për një mirëqenie të mirë, por, a e keni ditur se pijet energjike dhe sportive shpeshherë mbajnë sasi të larta të acidit dhe sheqerit?

Ndonëse mund të mendoni se jeni duke ia rritur vetes nivelet e energjisë, ju njëkohësisht jeni duke i dëmtuar dhëmbët.

Article Logic
Execution time: 0.0035030841827393