INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Ndotja e ajrit jo vetëm problem në Shqipëri, po kudo në rajon! Vdekshmëria në rritje...[VIDEO]

Publikuar më: 11:51 27-12-2017

Një pjesë, jo e vogël e shqiptarëve jetojnë në zona me ajër të ndotur dhe me cilësi më të keqe se parametrat e caktuara nga BE. Një raport i fundit i Agjencisë Evropiane të Ambientit në lidhje me situatën e cilësisë së ajrit për vitin 2016 e renditet vendin tonë ndër 6 vendet me ndotjen në të lartë në kontinent mes 41 të tillave.
Kjo e dhënë është një këmbanë alarmi për popullsinë shqiptare nëse e lidhim atë me rritje e numrit te vdekjeve.
Në vendin tonë, ndotja atmosferike vlerësohet se shkakton 2010 vdekje të parakohshme në vit. Ku tumore apo sëmundjet e rënda në mushkëri janë më kryesoret.
Indeksi, që mat vdekjet e parakohshme në raport me popullsinë, për vendin tonë është 20.3 pikë, ku sa më e lartë të jetë kjo normë aq më alarmante është situata. Për Maqedoninë, kjo normë është 30.4 pikëve dhe për Kosovën në 28 pikë, pra këto dy shtete kanë ajrin më të ndotur në rajon. Më mirë paraqitet Bosnje - Hercegovina me 16 pikë. Në terma absolutë, Ballkani është rajoni më i ndotur i Evropës. Ndër 5 vendet më të ndotura të Evropës, 4 përfaqësojnë Ballkanin. Përjashtim bën vetëm Polonia. Vendi evropian ku ndotja atmosferike shkakton më shumë viktima është Maqedonia, ndërkohë që vendet ku problemi është më pak i theksuar janë Finlanda dhe Norvegjia. Në Evropë, ndotja shkakton çdo vit 467 mijë vdekje të parakohshme.

Article Logic
Execution time: 0.0033271312713623