INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Ndotja e ajrit ulet me mbi 60% nëse përdoren urbanë elektrikë! Ekspertët japin shembuj...[VIDEO]

Publikuar më: 16:54 22-02-2018

Dikur ata quheshin autobusët e së ardhmes, ndërsa sot janë një realitet në pjesën më të madhe të shteteve të botës. Bëhet fjalë për autobusat elektrikë, që në fakt brenda këtij viti pritet, që të qarkullojnë edhe në Tiranë. Eksperti i mjedisit, Xhemal Mato thotë për IN News se në një qytet si Tirana është domosdoshmëri që autobusat aktualë të zëvendësohen, pasi një pjesë janë të amortizuar dhe cilësia e naftës lë për të dëshiruar.
Eksperti Mato shpjegon se përdorimi i urbanëve të gjelbër ul nivelin e ndotjes nga 60%-70%.
Veç dobive në mjedis përdorimi i atuobusave elekrikë do të ndikojë dhe në shëndetin e jetëgjatësinë e shqiptarëve, pasi dhe vdekjet me shkak ndotjen e ajrit vitet e fundit janë rritur ndjeshëm.
Disa javë më parë një autobus elektrik u testua në Tiranë dhe pas këtij eventi Bashkia e Tiranës iu kërkoi kompanive të transportit publik që në mënyrë graduale çdo vit të nisin të shtojnë me 10% - 20% autobusa të rinj elektrik. Në të kundërt vetë Bashkia do të ngrejë një kompani publike transporti.

Article Logic
Execution time: 0.0032200813293457