INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndryshimet e ministrave, Meta: Duhet të ndryshojë filozofia e qeverisjes

Ndryshimet e ministrave, Meta: Duhet të ndryshojë filozofia e qeverisjes

Publikuar më: 16:35 28-12-2018

Presidenti i Republikës, Ilir Meta u tregua i rezervuar në vlerësimet për ministrat. Për ndryshimet në kabinet, ai tha se thelbësore është të ndryshohet filozofia e të qeverisurit. Sipas tij qeveria duhet të jetë bashkëpunuese me opozitën e jo vetëm.

“Për mua është thelbësore të ndryshojë filozofia e qeverisjes, e cila duhet të jetë një filozofi bashkëpunuese. Bashkëpunuese me opozitën, bashkëpunuese me grupet e interesit, për bërjen e ligjeve më të mira dhe zbatimin e tyre. Bashkëpunuese me institucionet e pavarura, sepse kjo do të na ndihmojë që të jemi edhe më reflektues për të sjellë ato ndryshime, për të cilat në radhë të parë kanë nevojë njerëzit më në vështirësi, kanë nevojë një pjesë e madhe e shqiptarëve për të dalë nga pragu i varfërisë në të cilin ndodhen sot, por aq më tepër për të zgjeruar e për të konsoliduar shtresën e mesme në vendin e shoqërinë tonë, që është domosdoshmëri për të evituar një ndarje sociale, e cila mund të bëhet shumë e rrezikshme për shoqërinë tone”, tha Presidenti nga Korça.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0037121772766113