INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndryshon data, ja kur mund të kontrolloni përgjigjet e Lotarisë Amerikane

Ndryshon data, ja kur mund të kontrolloni përgjigjet e Lotarisë Amerikane

Publikuar më: 22:00 15-12-2017

Bazuar në një njoftim zyrtar për lotarinë amerikane, thuhet se “këtë vit nuk do te jete data 1 maj për te kontrolluar përgjigjet e Lotarisë Amerikane”.
Sipas këtij njoftimi, këtë vit përgjigjet për lotarinë Amerikane do të mund të kontrollohen online ne date 15 maj 2018. Data është e vendosur nga Departamenti Amerikan i Shtetit.
Duke filluar nga 15 maji 2018, për të parë nëse janë përzgjedhur, të regjistruarit e DV-2019 do të mund të përdorin numrin e tyre unik të konfirmimit të dhënë në regjistrim duke kontrolluar online Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve. Kontrolli i Statusit të Regjistruarve do të informojë pjesëmarrësit e përzgjedhur se si të aplikojnë për vizën e Lotarisë për veten dhe anëtarët e tyre të familjes. Departamenti gjithashtu do t’u konfirmojë të përzgjedhurve datat e tyre të intervistave për vizë nëpërmjet Kontrollit të Statusit të Regjistruarve.

Article Logic
Execution time: 0.0021939277648926