INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në çfarë vendi jetoj!

Në çfarë vendi jetoj!

Publikuar më: 10:45 25-04-2018

Sapo e pashe nje video, qe paska postuar Mirela Kumbaro, medemek ministre kulture, dhe thashe me vete “dreqiiiin, ne çfare vendi jetoj!”

U riktheva dhe nje here dhe e rimendova ate qe thashe me siper. Fundja c’faj ka vendi?! Eshte me i bukuri mbi planet. Aty pastaj gjeta rastin, nxorra dufin, dhe shava me liber shpie te gjithe ata qe e kane marre ne dore kete vend. Nuk mbajta me... E si te mundja, kur po e cojne per lum?! Si mund te mos i shaja keta... ?! Keta si kjo minsitrja, qe nuk kane minimumin e kultures, etikes, profesionalizmit per ate gje qe jane caktuar te bejne?!

Une nuk e di ku dreqin e ka gjetur gjithe ate guxim, e te arrije te ndryshojne simbolet, melodine e himnit tone kombetar, te tallet hapur me figurat historike te ketij populli...?!

Jam e shokuar, se si mundet te behet kjo gje, me ate flamur per te cilin kane dhene jeten te paret tane...

Habitem, si mundet te ndryshohet himni, i cili na ben te qajme kur e degjojme?!

Habitem, si mundet qe injoranca te jete kaq e theksuar dhe deliri te arrije ne nje pike aq te larte?!

Habitem, se si kane fuqine ne dore per te marre vendime keto... ?!

Po ku ne te .... e gjete te drejten t’i besh keto ndryshime moj e dashur minsitre, kuuu?!!!!

Po kush dreqin te vuri ministre kulture ty moj... , qe nuk i di as tri rreshta nga historia e kombit tone?!

Po si mundet te na i reklamosh vendet historike te Shqiperise, kur je ti ajo, qe po e pengon ruajtjen gjalle te vlerave historike te ketij vendi?!

Pashe ne video qe kishe perdorur At Gjergj Fishten. Ja ku po te publikoj videon tjeter, se si eshte shtepia e tij sot! Sepse je ti ajo qe nuk lejon te restaurohet shtepia e tij dhe e ke lene si nje germadhe, e cila eshte e mbushur me miser dhe kashta gruri brenda.

Je ti ajo qe nuk e restauron Muzeumin te Muzeu Kombetar, i cili po amortizohet, e po shkaterohet dita dites. Pllakat, qe duhen per restaurimin e tij i ke bllokuar ne podrumet e vete muzeut dhe nuk jep aprovimin qe ky muzeum te behet, sic duhet te jete ne fakt!

Je ti ajo qe vlerat historike, te vertetat, i mbulove me dhé e me piktura.

Turp....!

Falenderojmë Ida Nurçe për shkrimin e publikuar në intv.al.

Article Logic
Execution time: 0.0036659240722656