INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në luftë me sëmundjen e Parkinson, zbulohet proteina që riparon ADN-në e qelizave nervore

Në luftë me sëmundjen e Parkinson, zbulohet proteina që riparon ADN-në e qelizave nervore

Publikuar më: 11:35 09-08-2019

Sëmundja e Parkinson po përhapet gjithnjë e më shumë. Dhe mjekët përpiqen që me mënyra të ndryshme të zbulojnë mjekimet e duhura për t'u ardhur në ndihmë të gjithë atyre personave që janë prekur nga kjo sëmundje.

Këtë herë ekspertët kanë arritur të identifikojnë një proteinë në tru e lidhur me sëmundjen e Parkinson. Kjo proteinë ka aftësinë të reagojë për të riparuar dëmtimet e ADN-së në neurone.

Një zbulim i tillë është realizuar nga një grup ekspertësh në Universitetin amerikan i Oregon.

Sipas studiuesve proteina mund të ndihmojë për të kuptuar zhvillimin e shumë sëmundjeve neurodegjenerative dhe në të ardhmen të përdoret për terapitë e Parkinsonit . Eksperimenti është kryer fillimisht tek brejtësit.

Ekspertët kanë treguar se proteina, e quajtur α-sinuclein, brenda bërthamës së neuroneve të miut vepron si një lloj ngjitësi që kombinon çdo ndërprerje në sekuencën e udhëzimeve që përmbahen në ADN.

Por nëse e njëjta proteinë gjendet jashtë bërthamës së qelizave nervore, shpjegojnë mjekët ajo mund të formojë agregate, të quajtura trupa Leëy, të cilat mund të shkaktojnë mosfunksionime dhe madje edhe vdekje të neuroneve.

Vetëm humbja e veprimtarisë së saj për riparimin e ADN-së, sikur të ishte në pauzë të detyruar - përfundojnë studiuesit - do të çonte në akumulimin e dëmtimeve në ADN, që do të sillte më pas në vdekjen apo shuarjen e qelizave nervore.

Article Logic
Execution time: 0.0037319660186768