INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION SMART MED+ SPORTS VIDEOS
Nëna dhe vajza

Nëna dhe vajza

Publikuar më: 11:54 01-08-2018

Nëna iu drejtua vajzës së saj dy vjeç e gjysëm me një send, që fëmija e pëlqente shume dhe duke i qeshur i tha: -më jep nje të puthur që të të plotësoj dëshirën. Vajza e vogël nderpreu aktivitetin që po bënte dhe shikonte nënën, por pa asnjë lloj mimike në fytyrë. As i afrohej nënës dhe as i largohej. Nëna i drejtohej me fjalët:- hajde pra më jep një të puthur që të marrësh lodrën- fëmija rrinte në vend pa lëvizur. Nëna vazhdoi:-Ua kjo vajzë është e çuditshme dhe nëna e saj, që ndiqte skenën ndërhyri:- e mi dhe ti, kështu janë kalamajt. Edhe ti kështu bëje, meazallah se afroheshe, As me të mirë dhe as me të keq. “Ua pse kështu kam bërë unë? Jo mi, unë të bindesha për çdo gjë, që ti kërkoje, se kisha frikë mos të të ngelte hatri e të mos mërziteshe”. Pa dashur nëna e vajzës së vogël, në mënyrë automatike përsëriste sjelljen e nënës së saj. Dhe krejt e pavetëdijshme për veprimet e saj, ankohej për sjelljen e vajzës dhe nuk i shkonte mëndja te vetja, se çfar e bënte vajzën të stepej për të marrë lodrën pasi të puthte mamin. Asnjë lloj analize e veprimeve të veta, por vetëm ankesa për fëmijën e vogël vetëm dy vjeç e gjysëm. Kjo mënyrë të sjelluri, në pamje normale, është tregues i një edukim të mangët dhe nëpërmjet frikës të fëmijës nga nëna. Kjo kërkesë për shpërblim nga nëna vetëm e step fëmijën dhe e vë në dyshim. Kur nëna do të shpërblehet, po të tjerët çfarë mund të kërkojnë? Fëmija mendon se nëna është aty vetëm për të, që ta mbrojë e ti mësojë jetën, njerëzoren dhe nuk kërkon shpërblim. Nëna që bën sjellje të tilla, i mëson fëmijës se duhet ti shpërblesh të rriturit me veten. Kjo mënyrë të sjelluri nuk e lë fëmijën të bëhet vetja dhe për më tepër ta kesh të çmuar dhe ta respektosh atë.

Me leje të posaçme nga Lira Gjika.

Article Logic
Execution time: 0.00081014633178711
array(1) { ["section"]=> string(20) "nena-dhe-vajza-67223" }