INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nëse keni humbur një email të rëndësishëm, Gmail e ka një zgjidhje

Nëse keni humbur një email të rëndësishëm, Gmail e ka një zgjidhje

Publikuar më: 09:54 19-06-2018

Nëse keni humbur një mesazh të rëndësishëm në adresën tuaj elektronike apo jeni të lodhur nga mesazhet e pafundme që ju vijnë kjo nuk do të ndodh më.Google ka krijuar një mjet të ri i cili përdor inteligjencën artificiale për t’ju lajmëruar për një email të rëndësishëm.Inteligjenca artificiale do të përzgjedhë emaile-t dhe do të përcaktojë se cilat janë prioritet.

Teknologjia ju lejon që të bllokoni njoftimet që ju vijnë për emaile të parëndësishme

“Notifikimet janë të rëndëishme vetëm nëse do të keni kohë t’i lexoni dhe nëse jeni lajmëruar disa herë në ditë” shpjegon Google.

Më tej kompania shpjegon se mjeti i ri në gmail do t’ju njoftojë vetëm për emailet e rëndësishme që janë në inbox-in tuaj. Këto njoftime i japin mundësi inteligjencës artificiale të identifikojë mesazhe të cilat dëshironi të lexoni të parat..Nëse ende nuk e keni vënë re update-in kompania sqaron se do të jetë aktiv brenda shumë pak ditësh për të gjithë përdoruesit e Gmail.

Muajin e kaluar, Google prezantoi një komponent të ri të quajtur 'Smart Compose', i cili përdor inteligjencën artificiale për të hartuar email-et nga e para.

Article Logic
Execution time: 0.0039229393005371