INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nëse shefi ju ngacmon, mos u nxitoni, veproni kështu...

Nëse shefi ju ngacmon, mos u nxitoni, veproni kështu...

Publikuar më: 15:32 05-06-2017

Je në një situatë shumë te sikletshme në punë, pasi shefi yt po të ngacmon dhe nuk di si të veprosh?

Në këtë artikull po sjellim 3 alternativa veprimi, duke shpresuar të të këshillojmë në varësi të situatës në të cilën ti mund të ndodhesh.

1. Ti je gati të largohesh nga puna dhe të hakmerresh
Nëse ti ndodhesh në situatën kur shefi yt ka filluar të të ngacmojë hapur dhe po të shantazhon me faktin se ti po rrezikon vendin tënd të punës nëse nuk i përgjigjesh atij, atëherë mos ki frikë dhe mos harro faktin se ti mund ta hedhësh atë në gjyq për ngacmim seksual. Në një situatë të tillë, mundohu të mbledhesh dhe dokumentosh fakte të ngacmimit dhe fundja, bashkë me largimin tënd nga puna le të vuajë edhe ai nëpër gjykata.

Por duhet të jesh e pregatitur paraprakisht se është shumë e vështirë t’ia dalësh mbanë me gjyqet të cilat mund të mos përfundojnë në favorin tënd. Prandaj peshoje mirë situatën dhe nëse atmosfera në punë është bërë e papërballueshme, mbase është mirë thjesht të japësh dorëheqjen dhe të kërkosh mundësi të tjera punësimi.

2. Ti nuk do të largohesh nga puna jote dhe je gati të luftosh
Nëse ti ke vendosur ta mbash vendin tënd të punës pasi e do shumë punën tënde, atëherë kërkohet një qasje më diplomatike. Në vend që të shkosh në zyrën e tij e t’ia përplasësh të gjitha në fytyrë, më mirë qetësohu dhe në një moment të përshtatshëm thuaji atij hapur që të sillet me ty në mënyrë sa më korrekte dhe profesionale pasi kjo sjellje e tij nuk të pëlqen.

Pra, në vend që të mbash inat apo të sillesh me impulsivitet, foli atij hapur dhe prerë. Meshkujt në përgjithësi ndryshojnë pozitë nga një sjellje e tillë pasi e marrë sinjalin dhe përgjigjen e ngacmimit në një mënyrë shumë të qartë.

3 . Nëse ti e pëlqen shefin...
Nëse je në një situatë të tillë që shefi të ngacmon por edhe ti ke filluar të ndjesh për të, atëherë duhet të kesh parasysh se një marrëdhenie e tillë nuk është aspak e lehtë dhe se është shumë vështirë ta fshehësh nga sytë e kolegëve.

E mira në këtë situatë është që ti marrësh gjërat shtruar dhe mos të nxitohesh, pasi nëse ti tregohesh “e lehtë”, atëherë ka shumë mundësi që interesi i tij të mbetet thjesht në rrafshin seksual, por asgjë më tepër. Gjithashtu analizo mirë pozitën tënde në punë, pasi një romancë me të mund të të kushtojë edhe vendin tënd të punës, na varësi se si vijnë rrethanat.

Article Logic
Execution time: 0.004065990447998