INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nëse tavolina juaj e punës është gjithmonë rrëmujë, kemi një lajm të mirë për ju

Nëse tavolina juaj e punës është gjithmonë rrëmujë, kemi një lajm të mirë për ju

Publikuar më: 13:28 18-07-2017

Të kesh një tavolinë të çrregullt, në zyrë, është shenjë inteligjence.

Sipas një kërkimi të zhvilluar në Universitetin e Minesotës, janë disa avantazhe të dukshme në të qenit të çrregullt, të paktën sa i përket ambientit të punës.

Për ta vërtetuar këtë, kërkuesit kanë formuar dy grupe dhe i kanë vënë në një zyrë ekstremisht të organizuar, grupin tjetër e kanë vënë në një ambient me letra të shpërndara gjithandej.

Në eksperimentin e parë, rezultatet e përgjigjeve të ishin krejtësisht të zakonshme. Krejt ndryshe ndodhi me grupin tjetër, anëtarët e të cilit propozuan ide të reja e të paparashikuara.

“Të pasurit një zyrë të çrregullt stimulon krijimtarinë. Ambientet e rrëmujshme na bëjnë të mendojmë se mund të thyejmë rregullat, na rrisin ndjesinë e lirisë dhe gjenerojne ide të reja. E kundërta ndodh me rregullin që të bën të qendrosh brenda kornizave”- shpjegon psikologia Kathleen Vohs.

Article Logic
Execution time: 0.0038790702819824