INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nëse u shokuat kur patë se veshja e Lorit në dasmën Sarës kushton më shumë se makina juaj, shihni sa kushtoi veshja e Alketa Vejsiut

Nëse u shokuat kur patë se veshja e Lorit në dasmën Sarës kushton më shumë se makina juaj, shihni sa kushtoi veshja e Alketa Vejsiut

Publikuar më: 20:45 04-09-2018

Ditën e sotme Lori ka ndarë më ndjekësit në Instagram disa foto nga nata e dasmës së Sara hoxhës me Ledionin dhe mund të themi me plot bindje se ka shkëlqyer. Lori shfaqet e veshur me një fustan të gjatë ngjyrë argjendi, me flokë të mbledhura dhe dekolte të hapur.

Por a e dini se sa shumë ka kushtuar kjo veshje? Fustani i argjentë me shkëlqim është i markës Dior dhe kushton plot 18 mijë euro, Dior është edhe çanta, por e dekoruar me kristale Swarovksi dhe ka kushtuar €4,000 , ndërsa vathët janë J’adior dhe kushtojnë 350 euro. Domethënë veshja e Lorit ka kushtuar rreth 22,350 Euro.

lor.png

Ndërkohë nëse shohim edhe veshjet e të ftuarëve speciale nuk mbesin mbrapa me çmimet marramendëse, ku një prej tyre ishte edhe Alketa Vejsiu. Fustani i saj i përket markës "Alexander McQueen" dhe ka kushtuar plot €3,275. Epo si duket të gjithë kanë menduar për çdo detaj në këtë dasëm./intv.al/

alket.png

Article Logic
Execution time: 0.0035150051116943