INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nëse veproni kështu, dijeni se po flirtoni në mënyrën e gabuar

Nëse veproni kështu, dijeni se po flirtoni në mënyrën e gabuar

Publikuar më: 16:54 12-09-2017

Të flirtosh është art më vete. Shpesh ndodh që nuk e kuptoni, por e vendosi personin përballë në siklet dhe shanset janë se nuk ka një takim tjetër mes jush. Ja disa veprime që duhet t'i evitoni:

Prekni parakrahun. Mendojeni kështu: do të preknit ndonjëherë një parakrah që i përket dentistit apo profesorit tuaj? Sigurisht që jo sepse sa për dijeni, edhe kjo është një zonë erogjene. Kur të jeni gati, bëni një prekje të lehtë, jo kapje, në mëyrë që ai të dyshojë a ishte e vërtetë apo thjesht e kishte imagjinuar.

Mos ngulni sytë. Mendojeni kontaktin sy më sy më shumë si një shikim hajduti sesa ngulje sysh prej psikopati. Shiheni atë në sy dhe numroni deri në tre (jo me zë!). Tani shihni postë me ngadalë dhe akoma më ngadalë se kaq, shihni prap lart. Ju garantojmë se në tre minutat e ardhshme personi përballë do t’ju qerasë me një gotë.

Mos e kërkoni me ngulm bisedën. Moti është një temë e mërzitshme, po ashtu si filmat, librat e lexuar së fundmi dhe njerëzit e shumtë në lokal. E dini çfarë nuk është e mërzitshme? Nj efemër me vetbesim që afrohet dhe thotë “Ç’kemi”. E shihni? Boooom!

Kontraktoni qepallat e poshtme. Me siguri nuk e keni bërë kurrë më parë këtë. Por seriozisht, provojeni. Ju krijon një picërrim të lehtë të syve që tregon se po dëgjoni. Dhe meqë të gjithë jemi nga pak egomanjakë, një njeri që të dëgjon është gjithmonë tundues.

Pini diçka. Po jo më shumë se një diçka, ose dy. E dimë që mendoni se jeni të lezetshme kur jeni pak të pira por seriozisht... nuk jeni! Të kesh kontroll mbi të gjitha funksionet e trupit gjatë gjithë kohës është sexy.

Dini ku të vini gishtin. Fillimisht, rrituni! E kishim fjalën për vendosjen e gishtit në buzën e gotës dhe lëvizjen delikate rreth saj. Ose një ide më e mirë, luani në mënyrë të pavëmendshme me varësen. Sytë do të ndjekin gishtat.

Jini të vëmendshme me sytë. Ai po flet, ju po e dëgjoni. Vzhdoni të dëgjoni por për një momenti shihni buzët e tij teksa ai flet. Oooook boll i rrotulluat sytë sepse kjo seriozisht është shumë sexy. Përdoreni këtë manovër vetëm nëse jeni gati për t’u puthur.

Article Logic
Execution time: 0.0032200813293457