INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Neymar

Neymar

Publikuar më: 10:35 20-06-2018

Futbollin brazilian kush nuk e do!

Por, më duket sikur janë ca naivë ata kur luajnë.

E paça gabim.

Lëre Neymar, që me atë cullufen që ka lënë ashtu, më duket se më shumë sikur bën reklamë për sallone flokësh në Amazoni, sesa ka ardh për të luajtur futboll.

Qanin njerëzit dje në Rio, etj. Gjynah bre!

I fut edhe një bojë flokësh ai dhe është bërë bjond.

Cullufja ashtu dhe braziliani bjond, më përkthehet në inferioritet.

Mirë, mirë e kuptoj, por nuk luhet futbolli me cullufe kaçurrele, bjonde.

Nuk driblohet me flokë.

Ma ka thënë një sociolog brazilian i mençur kur para nja njëzet vjetësh e pyeta :

O mik, më thuaj se çfarë bën Pele i madh tani?

Ai më turpëroi e më tha : Cfarë thua? Pele nuk është njeri.

Por çfarë është ? - i thashë i prekur.

Eshtë reklamë pijesh freskuese - më tha me nerv.

Ma la gozhdën braziliani i mençur dhe nuk fola më me të për futboll.

Me leje të posaçme nga Artan Fuga. 

Article Logic
Execution time: 0.0034029483795166