INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Neymar çmend rrjetin: Ylli brazilian i veshur me mijëra euro [FOTO]

Neymar çmend rrjetin: Ylli brazilian i veshur me mijëra euro [FOTO]

Publikuar më: 16:16 15-02-2018

Ylli brazilian, Neymar është lojtari më i shtrenjtë në botë dhe u transferua tek skuadra franceze PSG, prej një shumë marramendëse 222 milion eurove. Por shifrat e çmendura nuk marrin fund këtu për 26 vjeçarin Neymar. Pas transferimit në Paris ai paguhet me 36.8 milion euro në vit, dhe sigurisht që kjo pagë i mundëson një jetë luksoze.

Por ajo çka bie në sy tek futbollisti është stili i tij i veçantë i veshjes, me rroba tepër të shtrenjta nga firmat më të njohura në të gjithë botën. Neymar është një tifoz besnik i modës ku është spikatur shpesh të shkëlqejë me rrobat që ai vesh.

Më një kombinim të shtëpisë franceze të modës, Balmain artikujt që mbante veshur lojtari, kapnin shifra rekord. Neymar kishte veshur një xhaketë lëkure të zezë dhe me shkëlqim të kombinuar me një palë pantallona të zeza po lëkure. Këto artikuj së bashku kushtojnë 5888 £ ku vetëm xhaketa më lëkurë pitoni vlen 4175 paund.

Kombinimi tjetër nga Neymar është I firmës Luis Vuitton, më prodhim të limituar, xhaketa “supreme” vlen 3147 paund. Neymar sigurisht që zoton një garderobë që të gjithë do ta dëshironin.

08b2e20b-0f34-4f10-8df0-5e08842cdf8b.jpgc95d5ef8-494d-4411-a42a-21e626a6f131.jpg0bc6fa20-4a9e-4449-bae8-c092de435ef5.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038340091705322