INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Neymar pjesë e Real Madrid? Ja si qëndron e vërteta [FOTO]

Neymar pjesë e Real Madrid? Ja si qëndron e vërteta [FOTO]

Publikuar më: 17:33 15-02-2018

Blerja më e shtrenjtë në historinë e futbollit, super talenti brazilian, Neymar u transferua nga Barcelona për tek Paris Saint Germain verën e kaluar për një vlerë prej 222 milionë eurosh.

Kohët e fundit është përfolur për një transferim të mundshëm të brazilianit drejt Realit të Madridit në vitin 2019.

Sipas gazetës “Mundo Deportivo” ekzistojnë spekulime se Neymar mund të kalojë drejt Realit të Madridit pikërisht në vitin 2019, duke qenë se edhe Cristiano Ronaldo mbush plot 34 vjeç dhe braziliani mund të ketë mundësitë më të mira për të fituar Topin e Artë duke luajtur për madrilenët.

Mirëpo këtë spekulim e ka kundërshtuar ditën e sotme në një konferencë për shtyp presidenti i klubit francez, Nasser-Al-Khelaif, i cili pasi është pyetur nga gazetarët, ka thënë që transferimi i Neymar për tek Real Madrid nuk ka asnjë gjasë të ndodhë dhe për këtë ai shprehet më i sigurt se kurrë. Kontrata aktuale e Neymar me PSG është e vlefshme deri në qershor të vitit 2022.

Presidenti i PSG gjatë konferencës për shtyp, në lidhje me ndeshjen e së mërkurës, ku PSG humbi në transfertë me Realin e Madridit me rezultatin 3-1, ka fajësuar albitrat për njëanshmëri në gjykim. “Ok, Reali është një klub i madh, por UEFA duhet të bëjë diçka, aty u pa qartë që gjyqtari ishte në favor të Realit të Madridit”, ka thënë gjatë fjalës së tij Al-Khelaif.

06a5effd-89fd-4730-a5e0-1c6cd07cc5ea.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0032598972320557