INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Neymar tek Reali, PSG i vendos vetëm një kusht

Neymar tek Reali, PSG i vendos vetëm një kusht

Publikuar më: 16:58 20-03-2018

Real Madrid kërkon prej kohësh transferimin e Neymar nga PSG por deri më tani tratativat kanë qenë të kota. Ofrimi i Ronaldos në vend të Neymar nuk i ka bindur drejtuesit e ekipit francez që ta lëshojnë yllin e tyre nga ekipi, me arsyetimin se portugezi është në fund të karrierës.

Sipas “El Gol Digital”, Neymar mund të kalojë në Spanjë vetëm nëse madrilenët lejojnë kalimin e trajnerit të tyre, Zinedine Zidane tek ekipi i PSG. Duket një kusht shumë i madh dhe vështirë se Reali i Madridit do të pranojë një marrëveshje të tillë.

Parizienët dëshirojnë rikthimin e Zidane në atdhe me të cilin shpresojnë të arrijnë rezultate të mëdha siç është Champions League. Mbetet për tu parë se çfarë do të ndodhë në lidhje me këtë transferim por në futboll asgjë nuk është e pamundur.

Article Logic
Execution time: 0.0034079551696777