INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nga 2019 jo më WhatsApp për këta telefonë

Nga 2019 jo më WhatsApp për këta telefonë

Publikuar më: 15:03 07-12-2018

Tashmë është çështje ditësh, aplikacioni WhatsApp nuk do të përditësohet tek disa lloje telefonësh.

Duke nisur nga viti 2019 WhatsApp nuk do të mund të funksionjë tek ata telefonë të cilët kanë sisteme operative të vjetër.

Në këta aparatë gjatë vitit të ardhshëm nuk do të mund të përditësohet asnjë mjet i ri.

E në këto kushte ose do të kënaqeni me llojin e vjetër të WhatsApp ose do t’ju duhet të ndryshoni telefon.

Kompania ka publikuar edhe listën e atyre aparatëve të cilët do të preken nga ky ndryshim duke nisur nga viti që vjen. Pjesë e listës janë Android me versionin 2.3.7 , Nokia S40, smartphone me Windows Phone 8.0 smartphone me BlackBerry OS, smartphone me BlackBerry 10.

Për të kuptuar se çfarë lloj versioni të sistemit operativ keni duhet të shkoni shkuar tek Cilësimet e telefonit .

Nëse keni një Android ju duhet të shkoni te Settings -> System -> About dhe do të gjeni versionin e Android OS; Nëse keni një iPhone ju duhet të shkoni te Settings -> General -> Info / Update software dhe do të gjeni versionin e iOS.

Në qoftë se versioni i sistemit operativ nuk është në mesin e tyre që mund të përdorin WhatsApp, ju mund të përpiqeni për të rinovuar atë, ndërsa për smartphone e "vjetër", tashmë nuk do të ketë më përditësime.

Edhe një vit më parë u publikua lista e atyre telefonëve tek të cilët aplikacioni nuk do të mund të përditësohej. Dhe që në kohën kur Whats app është në pronësi të facebook azhornimet duhet thënë se janë shumë të shpeshta cka mund të ndikojnë edhe në sistemet operativë të telefonëve.

Article Logic
Execution time: 0.0035388469696045