INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nga Kim Kardashian deri tek Ava Max, ja postimi që bëri bashkë të gjithë VIP-at në Instagram! [FOTO]

Nga Kim Kardashian deri tek Ava Max, ja postimi që bëri bashkë të gjithë VIP-at në Instagram! [FOTO]

Publikuar më: 16:49 13-05-2019

12 njihet si Dita e Nënave në më shumë se 60 shtete të botës. Ajo është festuar dje nga shumë njerëz në mbarë botën. Ndonëse për ne 8 Marsi është festa zyrtare për ditën e nënës, 12 maji është festa ndërkombëtare , e cila ka marrë vëmendje tjetër shumë të madhe si nga personzhet e njohur të Hollyëood-it, por edhe nga personazhet e njohur shqiptarë.

Moderatroja e famshme Elita Rudi, e cila është bërë nënë për herë të parë, ka postuar ne Instagram një foto ku shfaqet m djalin e saj. Ajo ka shkruar se ndihet shumë e bekuar edhe pse netet për të tanimë janë më të gjata dhe ditët më të shkurtra.

elita.png

 

Këngëtari i njohur shqiptar Ermal Meta ka postuar gjithashtu një foto në Instagram me nënën e tij.

ermal_meta.png


Ava Max këngëtarja me origjinë shqiptare ka uruar nënën e saj me rastin e Ditës Ndërkombëtare të nënës. Në InstaStory ajo ka publikuar një fotografi me nënë e saj ku shkruan “Gëzuar dita e nënës, Të dua, Do të dëshiroja të kisha kaluar ditën me ju”.

ava.jpg


Një urim në këtë ditë nuk mund të mos e merrte edhe Almeda Abazi, e cila u bë nënë një javë më parë. Ka qenë bashkëshorti i saj, aktori tutk Tolgahan Sayisman ai që ka zgjedhur t’ja urojë bukuroshes shqiptare festën e parë si nënë e djalit të tyre Efehan. “Dashuria ime më e bukur në botë gëzuar festën e parë të nënës. Të qenurit dëshmitar i pranishëm në një lindje, njohja me këtë mrekulli është një ndjenjë e papërshkrueshme. Kjo nuk është vetëm për bashkëshorten time, më besoni se të gjitha nënat i respektoj dyfish tani. Gëzuar këtë ditë të veçantë, ju puth duart!”, ka shkruar aktori.

almeda.png

 

Gazetarja e njohur Fatma Haxhialiu ka postuar në Instagram jë foto me djalin e saj dhe në këtë mënyrë ka uruar të gjithë nënat në botë. Ajo ka shkruar se ‘mami Fatma’ është titulli më i bukur që ajo mund të kishte marrë ndonjëherë. “Bekuar qoftë çdo nënë dhe u shpërblefshin të gjitha sakrificat e tyre”, ka përfunduar ajo.

fatma.png


Emina Cunmulaj vuan mungesën e nënën së saj, e cila është ndarë nga jeta disa kohë më parë dhe ditën e djeshme në ditën e nënës, ajo e ka kujtuar përmes disa fotove që ka postuar dhe ka rrëfyr që i mungon shumë. Emina ka publikuar edhe një foto me dy vajzat e saj dhe ka bërë një dedikim shumë emocionues për të ëmën e ndjerë. “Më mungon shumë nëna ime. Kjo ditë është e mërzitshme dhe e ëmbël për mua.

emina.png

 


“Pa ty s’kemi jetë, Zoti të Bekoftë’, kështu ka shkruar këngëtarja Orgesa Zaimi tek fotoja që ka shpërndarë në Instagram me nënën dhe motrën e saj.

orgesa.png

 

Meghan Markle ka bërë një urim mjaft të veçantë për të gjithë nënat, duke përfshirë edhe veten e saj, pasi është bërë nënë para pak ditësh. Në një foto të publikuar në profilin e saj zyrtar ajo ka publikuar një foto të këmbëve të të voglit të saj Archie. Krahas imazhit në këtë postim është shkruar: “Për të gjitha nënat e tashmes dhe të shkuarës, nëna që presin të bëhen të tilla dhe ato që nuk janë më, por që do të kujtohen gjithnjë. Ne nderojmë secilën prej jush.”

meghan.png

 

Dita e nënës ka marrë një vëmendje të madhe tek familja më e famshme në botë Kardashians. Një ndër nënat më të famshme është Kris Jenner e cila është edhe menaxherja e vajzavë të saj/ Ajo ka postua në Instagram një kolazh me fotot ku shfaqet me vajzat, por edhe me nënën e saj. Nëpërmjet këtij postimi ajo ka uruar të gjithë nënat në mbarë botën, por veçanërisht nënën e saj e cila e ka falenderuar që e ka rritur dhe e ka bërë një grua të fortë dhe të pavarur.Gjithashtu Kris ka uruar edhe vajzat e saj që janë nëna. “Jam shumë krenare për vajzat e mia”, ka shkruar ajo. 

kris.png

 

Por ajo që mungonte në këtë kolazh fotosh ishte vajza e vogël e Kris Jenner, modelja e njohur Kendall Jenner, e cila është vajza e saj e vetme që nuk është bërë ende nënë. I gjithë ky postim ka bërë që Kendall të bëhet disi xheloze dhe t’ia shprehë të ëmës me një koment epik ku shkruan: Edhe unë të dua mami!

kendall3.png

kendall.jpg


Vajza e preferuar e Kris Jenner, Kim Kardashian ka postuar disa foto me të, e cila e ka uruar por edhe e ka falendëeruar për faktin që Kris ka qenë inspirimi i saj më madh në jetë. “Të dua shumë”, ka përfunduar urimi i Kim për nënën e saj.

kim3.png

 

Kylie Jenner ka postuar disa foton në Instagram me vajzën e saj Stori e cila ka shkruar se gjëja më e mirë që ajo ka bërë në këtë jetë është që vendosi të bëhej nënë.

kylie.png

 
Edhe Khloe Kardashian ka postuar një foto me vajzën e saj True ku ka uruar për ditën e nënës. Ish partneri i saj Tristan Thompson nuk ka harruar që të urojë nënën e vajzës së tij. Burime për “Hollywood Life” kanë treguar se Tristan i dërgoi Khloe-s një tufë me lule me një kartolinë urimi. Pavarësisht se gjesti ishte shumë i bukur, duket se tek Khloe nuk ka ndikuar aspak, sepse ajo nuk është emocionuar. “

khloe.png

 

“Gjëja më mirë që kam bërë në jetë janë fëmijët e mi. Faleminderit që më bëtë nënë dhe që më ndryshuat jetën time përgjithmnë”, ka shkruar modelja e njohur Chrissy Teigen në një postim e cila shfaqet nudo dhe me barkun e rrumbullakosur. Ajo gjithashtu ka postuar foto edhe me fëmijët e saj dhe ka uruar të gjithë nënat në botë.

chrissy.png

chrissy1.png

chrissy2.png


Ndërkohë që nuk mund të mungonte urimi nga partneri i saj, këngëtari i njohur John Legend. Ai ka postuar në Instagram një video ku shfaqen disa foto të bashkëshortes së tij me fëmiëjt. “Gëzuar ditën e nënës mbretëresha ime. ‘Luna, Mila dhe unë të duam shumë dhe jemi shumë mirënjohës për ty çdo ditë.”


Një portret të bukur të familjes së tyre ka shpërndarrë këngëtari i njohur Justin Timberlake, i cili ka uruar bashkëshorten e tij Jessica Biel. “Gëzuar ditën e nënës gruaja ime e bukur”, ka shkruar ai.

justin.png


Edhe modelet më të famshme dhe më të komentuara në botë Bella dhe Gigi Hadid kanë uruar nënën e tyre nëpërmjet disa fotove në Instagram. “Nuk do të isha unë nëse nuk do të ishe ti”, ka shkruar Bella për nënën e saj në foton ku shfaqet e vogël me Yolanda Hadid.

bella.png

 

“Jam shumë krenare që më bëre gruaja që unë jam sot. Të dua më shumë seç fjalët mund të shprehin”, ka shkruar Gigi.

gigi.png


Këngëtarja e njohur Selena Gomez ka shpërndarë një foto të vjetër e cila ajo shafqet shumë e voglë në krahët e nënës së saj. “Të detyrohem ty për jetën time ka shkruar Selena Gomez.

selena.png

Article Logic
Execution time: 0.0041379928588867