INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION SMART MED+ SPORTS VIDEOS
Nga kush i trashëgoni kilet e tepërta, nëna apo babai, zbulojeni...

Nga kush i trashëgoni kilet e tepërta, nëna apo babai, zbulojeni...

Publikuar më: 11:23 12-09-2018

Nëse vuani nga obeziteti apo kilet e tepërta tanimë keni kë të fajësoni.

Babai juaj është fajtori kryesor, pasi prej tij trashëgohet dhjami i bardhë i cili shkakton edhe sëmundje të tilla si diabeti.

Ndërsa nga nëna në fakt trashëgohet dhjami kafë i cilësuar dhjami i mirë i cili na mbron nga obeziteti. Një studim i tillë kaq interesant u realizua nga Departamenti Biokimisë në Universitetin e Danimarkës në bashkëpunim me Universitetin Mjekësor të Vjenës.

Studiuesit dhe mjekët zbuluan një funksion të ri të gjenit H 19, i cili ka një efekt mbrojtës,unik kundër mbipeshës dhe për pasojë mund të ndikojë në fillimin e sëmundjeve shoqëruese si diabeti ose sëmundjet kardiovaskulare.

Shkencëtarët zbuluan sesi gjenet e trashëguara nga babai kryesisht çojnë në zhvillimin e indit dhjamor të bardhë, i cili shpesh gjendet në stomak, kofshë dhe në vithe dhe mund të çojë në sëmundje metabolike.

Në të njëjtën mënyrë duket se gjenet e nënës kryesisht çojnë në zhvillimin e indit dhjamor kafë, i cili karakterizohet nga një efekt mbrojtës kundër obezitetit.

Eksperimenti është kryer fillimisht tek minjtë.

“Gjeni H19 zhvillon një formë të kontrollit të gjeneve në qelizat e dhjamit të kaftë. Mundëm të tregojmë se mbikëqyrja e gjenit H 19 në minj na mbron nga obeziteti” shprehet një nga mjekët e studimit duke shtuar se rezulatet mund të shënojnë hapin e parë drejt trajtimeve të reja që lidhen me sëmundje të tilla si obeziteti.

radio TV

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.00078296661376953
    array(1) { ["section"]=> string(68) "nga-kush-i-trashegoni-kilet-e-teperta-nena-apo-babai-zbulojeni-71416" }