INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Nga Shqipëria nuk trafikohet më vetëm kanabis, por dhe heroinë[VIDEO]

Publikuar më: 10:32 13-11-2017

Shqipëria, jo më vendi numër një që trafikon kanabis, tani dhe heroina është në majën e trafiqeve. Shqipëria po përdoret për tranzit të kësaj lënde të fortë nakotike. Kjo e dhënë ka dalë nga një raport i Qendrës Europiane të Drogërave dhe Varësisë ndaj tyre për vitin 2017, ku rezulton se së fundmi Shqipëria po kthehet në një nyje të trafikimit të heroinës dhe se një pjesë e drogave të forta mbetet në vend.
Sipas raportit, rrugët kryesore që përdoren janë Turqi-Bullgari-Maqedoni-Shqipëri dhe Turqi-Bullgari-Maqedoni-Kosovë-Shqipëri. Heroina transportohet në Shqipëri me kamionë, autobusë, makina, etj,. Të dhënat tregojnë se destinacionet kryesore të trafikimit të heroinës nëpërmjet Shqipërisë janë Italia dhe Greqia, por një pjesë e sasisë së trafikuar mbetet në vend për konsumatorët në Shqipëri.

Article Logic
Execution time: 0.0029458999633789