INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ngjarje e tmerrshme! Kur bixhozi të merr “shpirtin”, babai shet vajzën për të shlyer borxhet

Ngjarje e tmerrshme! Kur bixhozi të merr “shpirtin”, babai shet vajzën për të shlyer borxhet

Publikuar më: 15:36 15-04-2019

Të shesësh vajzën për të shlyer borxhet, ndodh edhe kjo!
Në qytetin Guizhou në Kinë një baba ka shitur të bijën 1-vjeçare për të shlyer borxhin e tij në bixhoz.
Burri me emrin Jiang, u kishte borxh një shumë prej 7 mijë euro personave që e kërcënonin, dhe për të shlyer këtë borxh ai shiti të bijën e tij me një çmim prej 7,8 mijë euro.
Jiang i kishte thënë gruas se vajza do të shkonte për pushime te gjyshja në qytetin Zunyi 140 km larg shtëpisë. Pas një muaji gruaja s’kishte asnjë kontakt me të bijën dhe kishte filluar të dyshojë. Ajo informoi policinë të cilët bënë një hetim të fshehtë duke zbuluar aktin e babait.
Babai u arrestua nga policia ndërsa vajza 1-vjeçare u gjet dhe u kthye në shtëpi. Një ngjarje shumë e rëndë kjo, por të paktën makthi i vajzës ka marrë fund.

Article Logic
Execution time: 0.0030651092529297