INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Ngjela “kolaudon” politikën. Flet nga IN Tv për pasardhësin e Ramës[VIDEO]

Publikuar më: 14:00 19-10-2017

Spartak Ngjela një prej kritikëve dhe njohësve më të mirë të politikës në vend nga Kolaudim në IN Tv ka komentuar raportet e politikanëve, por dhe ka shkëmbyer shumë batuta me drejtuesit e emisionit. Për pasardhësin e Ramës ai thotë se ata zgjidhen nga gjermantë apo amerikanët dhe përmend dy emra që një prej tyre në fakt nuk ka qënë deri më sot i lakuar.
“Mund të jetë Erion Veliaj edhe Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj,” tha Ngjela.
Spartak Ngjela i pyetur në emisionin Kolaudim se si do ta përkthente politikën në një lojë pokeri, është përgjigjur me sarkazëm kështu: “Monika s’ka letër fare, ka 000 nuk ka letër. Basha dhe Rama kanë letër që nuk kalojnë dot. Njëri ka një perë me teta, tjetri ka një perë me shtata. Vetëm me pera nuk dalin dot fare”, tha me humor Ngjela.
Po  i pyetur për letrën që do kishte vetë, ai është shprehur se do kishte 4 asa.
Ngjela edhe shkruan ndaj dhe rrëfeu mbi romani e tij të fundit me nota erotike, që flet mbi hakmarrjen e një gruaje.

Article Logic
Execution time: 0.0037300586700439