INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nis furtuna pas urdhrit të Ramës, dorëhiqen 6 drejtorët e parë në Shkodër

Nis furtuna pas urdhrit të Ramës, dorëhiqen 6 drejtorët e parë në Shkodër

Publikuar më: 15:43 29-08-2019

Pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama ka nisur furtuna në Shkodër.

Disa nga drejtorët më të rëndësishëm në Shkodër kanë paraqitur dorëheqjen e tyre.

Mësohet se drejtori i DAR, ai i bujqësisë, drejtori i HEC-it të Vaut të Dejës, drejtori i Postës, drejtori i Shëndetit Publik dhe drejtori i Zonave të mbrojtura, kanë paraqitur dorëheqjet duke iu bindur kështu urdhrit të Ramës.

Kadri Ymeri – Drejtor i DAR Shkodër,

Mustaf Kraja – Drejtor i Bujqësisë Shkodër,

Luan Heta – Drejtor i HEC Vau Dejës,

Edmond Emini – Drejtor i Postës Shkodër ( Kryetar i PS Shkodër),

Agim Dardha – Drejtor Administrata e Zonave të Mbrojtura në Shkodër,

Astrit Beci – Drejtor i Shëndetit Publik Shkodër.

Article Logic
Execution time: 0.0035619735717773