Nis zyrtarisht protesta e opozitës së bashkuar, kryetari i PD-së, Lulzim Basha, takohet me protestuesit dhe vazhdojnë marshimin drejt Kryeministrisë.
Gjithashtu edhe protestuesit të cilët ishin mbledhur në Sheshin Skënderbej, kanë marshuar drejt Kryeministrisë.
Në protestën e sotme, pritet që të mbahen disa fjalime edhe nga qytetarë të zakonshëm, studentë, puntorë etj.
Policia e Shtetit, shfaqet në gadishmëri dhe në monitorim të protestës edhe me snajpera.
Deri në këto momente, situata shfaqet e qetë dhe normale./intv.al