INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Niveli i inflacionit në Shqipëri po shkon drejt mesatares së Bashkimit Europian[VIDEO]

Publikuar më: 10:48 19-01-2019

Inflacioni në Shqipëri po i afrohet mesatares së Bashkimit Europian. Nga të dhënat e Institutit të Statistikave, indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit u rrit me 1.8% për muajin dhjetor 2018. Ky tregues që synon të japë një ecuri krahasuese të çmimeve me vendet e BE-së ka shfaqur një tendencë në rënie gjatë vitit të kaluar.

Për vitin 2018, ndryshimi vjetor i indeksit të harmonizuar ishte 1.75%, më i ulët krahasuar me normën zyrtare të inflacionit, që për vitin 2018 ishte rreth 2%.
Nw vitin 2017, Shqipëria kishte rritje të çmimeve ndër më të lartët në Europë, ndërsa aktualisht kjo rritje është thuajse në të njëjtin nivel me mesataren e Bashkimit Europian.
Grupet që ndikojnë në rritjen e çmimeve brenda indeksit të harmonizuar janë “ushqimet dhe pijet” dhe “hotelet, restorantet, kafenetë”.
Gjatë dhjetorit 2018, rritja vjetore e çmimeve për këto grupe ishte 3.1%. Ndërsa grupet e tjera dhanë një kontribut relativisht modest në rritjen e çmimeve.

Article Logic
Execution time: 0.0032329559326172