INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një e ‘çmendur’ që ngre zemrat!

Një e ‘çmendur’ që ngre zemrat!

Publikuar më: 18:34 17-11-2018

Nga Ermal Peçi

Kur shijon një recital, tekstet e këngëve të mbesin ndër mend disa ditë rresht. Kur Anxhela Peristeri këndoi në recitalin e saj të parë ‘E çmendur për ty’ publiku aq I ngrohtë shoqeroi me duartrokitje gjithë performancën. Ndaj e nisa kështu këtë shkrim. Besoj simbolika e titullit vjen krejt natyrshëm; ajo, ‘Anxhela’ e këngës e çmendur pas tij dhe publiku pas artistes. Ç’mund të dojë më shumë një këngëtare në recitalin e parë? Anxhelën e kisha në programin tim një javë më parë. Sa u takuam në dhomën e grimit, recitali u bë kryefjala e bisedës. E pashë të emocionuar, të përfshirë në çdo detaj në projektin e saj të madh. Recitalet në Tiranë duket se po gjejnë rrugën e duhur. Artistët tentojnë, kompanitë dhe skuadrat përkatëse I realizojnë. A ja kanë dal? Mendoj se për kushtet artistike-financiare pritshmëria më e madhe që duhet te kemi është emocioni, ai I vërteti, ai që të ngre zemrën peshë, të ngacmon çdo pjesë të trupit. Ti duartroket, këndon, kërcen, I bën bashkë të gjitha dhe kënaqesh pa kushte. Një recital i tillë, në kohën kur në vendin tonë ky dimension artistik po rritet gjithmonë e më shpesh, ja ka dal! Askush nuk mban mend gjatë problemet teknike të recitaleve të fundit në Tiranë, të gjithë kemi jehonë në mendje e shpirt performancat muzikore. Kjo ndodhi me Anxhelën, recitali I saj ishte një mbremje mbushur me emocione, me këngët e saj më të sukseshme të punuara aq bukur nga orkestra dinjitoze dhe të risjella LIVE si kurrë më parë nga ajo. Secili prej nesh ka preferenca të ndryshme rreth këngëve të saj, por të risjella LIVE ishin të giitha aq të dashura. Ja përse shumë në këtë vend blejne klikime, kapin milionat në 24 orë dhe as guxojnë të këndojnë një këngë LIVE, jo më të mbajnë pas vete publikun në një recital. Sa shumë gabojnë dhe sa keq që ende se kuptojnë. Në Tiranën me 1 milion banorë, nga ata që janë Online çdo moment, nuk ka më suksese klikimesh. Suksesi ndodhet në skenë. Aty ku është artisti dhe publiku, një zë I vetëm dhe mijëra zemra peshë!! Aty ku artisti ka shoqerus muzikor publikun jo dhe aq profesional sa tre backvocal-ista të vërtetë, por e gjitha është aq magjike! Anxhela, ishe aq mirë në mbrëmjen tënde artistike sa koha fluturoi shumë shpejt. Kënduam të gjithë dhe në fund të thërritëm sërish. Muzika jote ja doli ti japi Nëntorit 2018 një datë të shënuar, një mbrëmje të veçantë, recitalin tënd të suksesshëm. Miqtë, artistët e Tiranës, publikun e Tiranës e pashë aty! Mbrëmja jote u shndërrua e jona. Sot ‘publikun’ e Instagramit po e shoh të shqetësuar rreth faktit se kishe disa kile më shumë. Qesha, po qesh ende me disa të tjerë që po thonë se je në një pritje të ëmbël. Tipike në komunitetin online, aty ku gjithçka shkruhet, gjithmonë. Një tjetër arsye emergjente përse recitalet duhet të jenë më të shpeshta. Viktimat e mediave sociale duhet të mbushin urgjent sallat e recitaleve në Tiranë. E sigurtë, që një ditë më pas do të ndajnë energji pozitive! Në kohën kur njerëzit përshpërisin brengat e një dite plot strese e probleme, do të ishte aq fantastike të kishin me vete refrenet e recitaleve, të atyre që do të vijnë, DUHET të vijnë!!!

Article Logic
Execution time: 0.0035660266876221