INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një ëndërr!

Një ëndërr!

Publikuar më: 10:42 23-07-2018

Asgje nuk me frymezon me shume se ecejaket ne kete qytet. Eshte i bukur... shume thelle kalldremit qe e mbulon. Mjafton t’i hedh pak uje dhe fillojne celin lule, madje edhe peme... Po po, peme aq te larta dhe me qejf iki te shtrihem nen hijen e tyre. Te marr letra te bardha me vete, nje stilolaps dhe do shkruaja romane te tera.

Do shkruaja jeten e ketyre rrobave te leckosura, qe me tjetersojne ne nje lypes pa vlere. Dikur vallezoja i lumtur, si gjithe te rinjte, ndersa sot, jam thjesht nje i percmuar qe ec me koken poshte e jetoj me c’te me falin.

Me dhemb ne palce qenia ime dhe shpesh here mendoj, sikur te mos kisha lindur. Shpesh i ankohem nenes (qe nuk e di ku eshte), pse me lindi. E mallkoj! Uleras me te madhe.! Askush nuk me degjon. Vec dora me dridhet e vazhdoj tutje! Njerezit largohen te trembur nga une, a thua se kam dale nga varri!

Me duhen ca monedha per te blere ushqim! Jane te rralle ata qe me zgjasin doren e hedhin ndonje 10 lekesh. U buzeqesh me zemer te vrare. Nuk i kam zili pse kane me shume se une. Thjesht urrej veten time, qe kam perfunduar ne nje lypsar.

E di, me ndodh jo pak here, te ulem ne ndonje cep, ve duart ne koke dhe qaj me denese... Qaj si nje femije, qe ka humbur rrugen per ne shtepi. Por une nuk kam shtepi. Si te kem? Une nuk e kam me as veten time. Une nuk kam me as mendjen time. Nuk kam asgje, vec ketyre leckave qe me jane ngjitur ne trup, e qe cdo dite me tregojne qe duhet te ec me shume, te djersitem, e te me krijojne distance me lekuren, se ndryshe do ma marrin frymen.

Ahh kjo bote, sa e pavlere qenkerka! Sa e madhe, sa e vogel, sa driteshkurter, sa e dhimbshme, sa e zeze dhe sa lypese! E mallkoj, qe me beri pjese te saj! Por e dashuroj, qe une i tregova, se edhe lypesi nuk eshte thjesht nje njeri qe kerkon ndihme, por eshte shembull!

Falenderojmë Ida Nurçe për shkrimin e publikur në intv.al

Article Logic
Execution time: 0.0030539035797119