INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një ëndërr fëmijërie, Dua Lipa sheh veten e saj ‘të gjallë’: ‘’Për pak thashë se hapi sytë…’’

Një ëndërr fëmijërie, Dua Lipa sheh veten e saj ‘të gjallë’: ‘’Për pak thashë se hapi sytë…’’

Publikuar më: 21:57 16-02-2019

Dua Lipa vazhdon e mahnit botën dhe shqiptarët me arritjet e saj.

Ky i radhës për këngëtaren ishte një ëndërr që në fëmijëri: të ishte pjesë e muzeut të famshëm “Madame Tussauds”, në Londër.

Aty ndodhen statujat prej dylli të personazheve më të famshëm britanikë, që kanë bërë revolucion me veprimtarinë e tyre.

Dua e vizitonte për herë të parë këtë muze në vitin 2004 me familjen e saj dhe këtë vit u gjend për të inauguruar skulpturën e saj prej dylli.

Nga fotot e publikuara në ‘Instagram’ mund të themi se skulptura është kopje e këngëtares, nga muskujt e barkut te flokët e shkurtër me vijë në mes dhe makijazhi.

Në postim këngëtarja tregon se statuja i dukej aq e gjallë sa nga momenti në moment mendonte se do të lëvizte sytë.

Article Logic
Execution time: 0.0040359497070312