INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një leksion demokracisë në Evropë, Veneto e Lombardia zgjodhën autonominë

Një leksion demokracisë në Evropë, Veneto e Lombardia zgjodhën autonominë

Publikuar më: 13:29 23-10-2017

“Dje Lombardia dhe Veneto i dhanë një leksion demokracie për të gjithë Evropën, zgjodhëm rrugën ligjore, paqësore dhe kushtetuese” ishin këto fjalët e para të sekretarit të Lidhjes së Veriut Matteo Salvini, vetëm pak orë pasi dy rajonet veriore të Italisë votuan për të patur më shumë autonomi nga Roma.

Lombardia dhe Veneto qe qeverisen nga Lidhja e Veriut u ftuan ditën e djeshme që të votonin në referendumet jo detyruese.Madje në Veneto u kalua edhe kuorumi i kërkuar pasi, rreth 98.1% e votuesve i thanë "Po" kërkesës së hartuar me nismën e presidentit të rajonit Luca Zaia nga Lidhja e Veriut.

Ndërsa në Lombardi, ndonëse nuk u arrit kuorumi 95% e votuesve që morën pjesë në referendum i thanë po kërkesës për më tepër autonomi. Edhe në këtë rajon nisma ishte e presidentit të rajonit, po nga Lidhja e Veriut, Roberto Maroni.

Një nga arsyet se përse këto rajone kërkuan autonomi është fakti se sipas tyre Veriu paguan për Jugun e varfër të vendit. Administratat e dy rajoneve të Italisë së Veriut kërkojnë më tepër kompetenca në menaxhimin e financave lokale.

Bëhet fjalë për dy rajonet më të pasura të Italisë, që gjenerojnë rreth 30% të prodhimit të brendshëm bruto të vendit. Por krerët e rajoneve ankohen se kontributi financiar i tyre është shumë herë më i madh nga investimet që marrin nga qeveria qëndrore në Romë.

Ndonëse ditët e fundit është folur për referendum sikurse ai i Katalonjës që ka ngjallur jo pak debate e trazira , referendumi në Itali është dicka tjetër.Vetë presidenti i Lombardisë Roberto Maroni i cili u shpreh se morën mbështetjen e kryeministrit Gentiloni shtoi se nuk janë rasti Katalonjë, pasi ata nuk kërkojnë të shkëputen nga Roma.

Sipas tij, Lombardia e Veneto duan aktualisht më shumë autonomi brenda kombit italian. Ndërsa Katalonja nga ana kërkon të bëhet shtet më vete, i ndarë nga Spanja dhe anëtari i 29-të i Bashkimit Europian.

Article Logic
Execution time: 0.0036718845367432