INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një “lungo gjol” në Pogradec, por projektet sipas Ramës duhet të presin fundin e qershorit

Një “lungo gjol” në Pogradec, por projektet sipas Ramës duhet të presin fundin e qershorit

Publikuar më: 16:58 09-02-2019

Tushemishti në Pogradec do të jetë pjesë e projektit të zhvillimit “100 fshatrat”, projekt që siç premtoi kryeministri i vendit, Edi Rama do të vihet në zbatim shumë shpejt.

Ai tha se, ky fshat është me potencial fantastik, por ende i pashfrytëzuar. E ndërsa prezantoi pikat kryesore të strategjisë, Rama në fund deklaroi se të gjitha projektet për Pogradecin presin fundin e qershorit për të marrë fuqinë e domosdoshme për një sinergji të re mes pushtetit vendor dhe atij qendror.

"Do të kemi një 'lungo gjol' nga hyrja e Pogradecit deri këtu. Një segment i posaçëm i shkëputur i kësaj linje do të jetë edhe segmenti që do të ndërtohet në Lin. Punën ta avancojmë në cdo aspekt të programit, modelet dhe pikat e referimit që do të krijojnë gravitete të ndryshme, të një rilindje rurale të shtrirë në të gjitha komponentët e zhvillimit. Jam shpresë plotë që do të rikthehemi jo më për të prezantuar projektet, por për të nisur realizimin konkret të tyre. Ky nuk është një program i zakonshëm, së dyti nuk është program ndërtimi rrugësh rurale.

I siguroj të gjitha ata që na ndjekin që janë qytetarë të kësaj zone, se përndryshe nga sa mund të duket, se ne nuk kemi drejtimin e bashkisë së Pogradecit, kemi qenë dhe jemi shumë të vëmendshëm që jo vetëm kjo zonë e bekuar të mos mbetet mbrapa, por përkundrazi, rruga hyrëse në Pogradec është shprehja e këtij angazhimi. Të gjitha këto projekte presin fundin e qershorit për të marrë atë fuqinë e domosdoshme ekzekutive të një sinergjie të re mes qeverisë me pushtetin vendor", tha Rama.

Kujtojmë se në krye të bashkisë së Pogradecit është Eduard Kapri, i zgjedhur nga radhët e PD-së para katër viteve, ndërsa në 30 qershor Partia Socialiste synon që të rimarrë drejtimin e saj.

Article Logic
Execution time: 0.0036990642547607