INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION SMART MED+ SPORTS VIDEOS
Një mashkull që nuk do lidhje serioze bën këto 4 gjëra. Femra, hapini sytë!

Një mashkull që nuk do lidhje serioze bën këto 4 gjëra. Femra, hapini sytë!

Publikuar më: 13:48 04-10-2017

Nëse keni filluar të dilni me dikë, duhet të keni vëmendjen që të kuptoni nëse ja vlen, apo jo. Sipas ekspertëve, është shumë e thjeshtë ta kuptoni pasi ai do bëjë pikërisht këto 4 gjëra. Prandaj, hidhini një sy:

1. Nuk e përcakton se çfarë jeni
Nëse një mashkull që pretendoni të keni diçka së bashku, ka frikë të shprehë se çfarë jeni, kjo gjë tregon se nuk ka ndërmend t’ju marrë seriozisht. Ai thjesht dëshiron të kalojë kohën e tij dhe vetëm kaq.

2. Nuk ka pasur asnjë lidhje serioze
Edhe kjo gjë tregon se ky person nuk mund të krijojë lidhje serioze me ju. Sidomos nëse është në një moshë më të madhe dhe ende bën një jetë si aventurier. Mundësitë të krijojë diçka ndryshe me ju janë të pakta.

3. Bën plane me ju në minutën e fundit
Ju nuk jeni prioriteti it tij dhe sa herë mendon të bëjë diçka me ju, kujtohet vetëm në momentin e fundit. Kjo gjë tregon se nuk ka shans të krijojnë me ju lidhje serioze, pasi edhe planet e tij i bën në fund me ju.

4. Nuk thotë “ne”
Ky person mendon vetëm për veten e tij dhe kur flet nuk thotë asnjëherë: ne. Ai është egoist dhe lidhjen me ju e ka kalimtare. Prandaj, femra bëhuni të vëmendshme, pasi më vonë nuk do ketë kthim dhe do lëndoheni.

Burimi: MSN
Përshtati: Anisa Bega

radio TV

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0020389556884766
    array(1) { ["section"]=> string(78) "nje-mashkull-qe-nuk-do-lidhje-serioze-ben-keto-4-gjera-femra-hapini-syte-38064" }