INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një në katër vajza vuan nga depresioni [VIDEO]

Një në katër vajza vuan nga depresioni [VIDEO]

Publikuar më: 15:52 01-12-2017

Një në dhjetë vajza të grupmoshës 14-17 vjeç kanë marrë të paktën një konsultë të specializuara për shëndetin mendor në Angli përgjatë 2016.

Konkretisht të përkthyer në shifra 127.42 vajza adoleshente kanë kërkuar ndihmë nga Shërbimi Shëndetësor Kombëtar për paaftësi për të mësuar dhe rëndim të shëndetit mendor.

E nëse i krahason të dhënat midis gjinive, konsultat për shëndetin mendor tek vajzat janë rreth 8 % më të larta se tek djemtë.

Por jo vetëm kaq sipas një studimi të realizua së fundmi 1 në 4 vajza vuan nga depresioni.

Dhe nëse shifrat e raportuara duken të larta specialistet lajmërojnë se situata është dhe më e rëndë seç duket pasi jo të gjithë adoleshentet paraqiten tek mjeku psikiatër për të kërkuar ndihmë.

Të dhënat tregojnë se vajzat e vuajnë më shumë depresionin gjatë periudhës së pubertetit se sa djemtë.

Kjo ndodh pasi prindërit e kanë më të lehtë të identifikojnë simptomat e depresionit tek djali se sa tek vajza.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034809112548828