INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një nënë e re me djalin e saj 3 vjeç...

Një nënë e re me djalin e saj 3 vjeç...

Publikuar më: 09:58 27-08-2018

Një nënë e re me djalin e saj 3 vjeç, shkoi te mjediset, ku punonte nëna e saj dhe gjyshe e fëmijës. Kur hynë në mjediset e punës së gjyshes, nëna e fëmijës, fliste në cel. Ja la fëmijën nënës së vet dhe pa folur, u largua, madje as fëmijën nuk e përshëndeti. Fëmija filloi të luaj me një lodër, që i ofroi gjyshja. Kur, pas disa minutash, që iku nëna e fëmijës, i telefonuan edhe gjyshes. Gjyshja hapi celularin dhe filloi te fliste e entuziazmuar, ndërkohë nipi 3 vjeçar, e pyeste për diçka, por gjyshja ishte e zënë dhe nuk i përgjigjej. Pa çpa fëmija, nuk duroi më dhe i bertiti gjyshes. Gjyshja, duke vazhduar të dëgjonte në cel, i tha fëmijës:- mos bertit se është turp-. I vogli u mërzit, që gjyshja nuk i përgjigjej dhe kështu, filloi të qajë. Gjyshja e mbylli celularin dhe ju kthye fëmijës, “kështu e mërzit nënën ti”? I vogli e shikonte me sytë me lot dhe gjithë habi. Gjyshja duke bërë të mërziturën i jep një kroasan të paketuar, i vogli e mori dhe e hapi me dhëmbë paketimin kroasanit dhe filloi ta hajë. Gjyshes nuk I bëri aspak përshtypje kjo sjellje e nipit. Në këtë kohë u kthye mami, përsëri me cel në vesh, djali sa e pa bërtiti “mami” dhe shkoi me vrap drejt saj, por mami pa e parë në sy, e ndaloi, se po fliste ne cellular. I vogli mbeti me duar të lëshuara dhe me kroasanin e gjyshes në dorë. Për më shumë mendoni vetë.

Me leje të posaçme nga Lira Gjika.

Article Logic
Execution time: 0.0033249855041504