INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një premtim i çuditshëm i kryeministrit, Greqia del nga kriza,  por shihni ç’bën Tsipras  [VIDEO]

Një premtim i çuditshëm i kryeministrit, Greqia del nga kriza, por shihni ç’bën Tsipras [VIDEO]

Publikuar më: 10:17 23-06-2018

Një ditë më parë Greqia mori lajmin e mirë duke i dhënë fund krizës së borxhit që kishte përfshirë vendin prej 8 vitesh, Trojka vendosi të largohej.

Ministrat e financave të Eurozonës i ofruan Greqisë një shtyrje 10-vjeçare dhe zgjatje të afatit për një pjesë të madhe të kredive të kaluara, si dhe 15 miliardë euro në kredi të re, për të siguruar që Athina të mund të qëndrojë në këmbët e veta pasi të dalë nga ndihma e BE-së në gusht.

Dhe një premtim shumë të çuditshëm kishte bërë kryeministri Tsipras

Ai tha se pasi të arrinte të nxirrte vendin nga kriza ekonomike , do të fillonte të vishte kollare, një aksesor që nuk është se e preferon dhe përdor as në takimet zyrtare.

“Sot është një ditë e rëndësishme për të gjithë, por para së gjithash u takon atyre që për tetë vjet u goditën keq nga kriza, për ata që panë një jetë të tërë të shkatërruar dhe ata që mbanin barrën për vendin. Mbajta premtimin dhe vesha kollare. Ishte premtim dhe premtimi duhet mbajtur”, tha Tsipras.

Dhe gjatë konferencës ku dhe festojnë Tsipras para të gjithëve vesh kollare.

Article Logic
Execution time: 0.0036880970001221