INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një virus i ri vdekjeprurës po trondit botën, vjen nga lakuriqi

Një virus i ri vdekjeprurës po trondit botën, vjen nga lakuriqi

Publikuar më: 16:17 23-05-2018

Rishfaqet një nga viruset më të rënda. Ai quhet virusin Nipah dhe transmetohet tek njerëzit nga lakuriqët. Ky virus aktualisht po qarkullon në Indi dhe deri më sot kanë humbur jetën 10 persona. Mësohet se rreth 100 persona, të cilët kanë patur kontakt me viktimat e epidemisë së virusit Nipah, i cili shkaktoi panik të madh në provincën Kerala, janë vënë në karantinë.

Ndërsa spitalet janë mbushur me qindra persona me shenja të ngjashme me ato të viktimave, ku temperatura e lartë është më kryesorja. 6 nga të shtruarit në spital janë në gjendje të rëndë dhe 20 të tjerë po mbahen nën mbikëqyrje.
Edhe pse simptomat e infektimit me këtë virus tek disa persona nuk shfaqen menjëherë, temperatura e lartë, dhimbja e kokës, fytit dhe të muskujve janë simptomat e para dhe u ngjajnë shënjave të gripit. Në faza të tjera të sëmundjes këto simptoma shndërrohen në marramendje, lodhje dhe në ndryshime të vetëdijes.
Frika për këtë virus të ri po përhapet në të gjitha vendet e botës për faktin se dhe vetë Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se ende nuk është prodhuar një vaksinë kundër virusit Nipah.

Article Logic
Execution time: 0.0023119449615479